Prof. Dr. Pëllumb Karagjozi

Prof. Dr. Pëllumb Karagjozi ka lindur me 24 dhjetor 1936 ne Gjirokastër, shkollën fillore e ka kryer në qytetin e lindjes ndersa shkollën e mesme në Shkodër, në vitin 1959 dhe ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, me diplomë “Shkëlqyer”. Ai mban graden Doktor Shkencash Mjekesore qe nga viti 1991 dhe ka botuar artikuj shkencor brenda dhe jashte vendit si dhe disa libra ne fushen e studimeve te tij dhe me vone fiton graden Profesor Deshira dhe pasioni per mjekesi I kishin lindur nga I ati dr.Tahsim Karagjozi,I diplomuar ne Berlin I cili ka qenë mjek i shquar në Gjirokastër dhe në Shkodër.

 Mbas mbarimit te fakuletetit te mjekesise emerohet me sherbim në politeknikumin mjekësor, ku pas tre vitesh caktohet mjek në Klinikën e Ortopedisë, pranë Spitalit Civil të Tiranës, deri në vitin 1969. Në këtë vit transferohet në Krujë, ku përherë të parë hapi repartin e kirurgjisë dhetraumatologjisë, në të cilën kreu me qindra operacione. Në vitin 1973 rikthehet në Klinikën e Ortopedisë në Tiranë, si dhe emërohet pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë dhe zv/shef I saj.

Pëllumb Karagjozi punën e tij intensive si Ortoped-Traumatolog e ka ndërthurur me veprimtarinë pedagogjike e kërkimore shkencore. Në vitin 1982 mbron disertacionin për “Pseudoarthrosat”, dhe merr gradën “Kandidat i Shkencave Mjekësore”. Tri vite më pas në 1985-n merr titullin “docent”. Në vitin 1991 mbrojti gradën e dytë shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Në vitin 1992 caktohet shef i Klinikës së Ortopedi-Traumatologjisë. Më 1993 fiton vendin e “Shefit të Shërbimit Kombëtar Universitar Ortopedi-Traumatologji”, dhe në vitin 1994 merr titullin “Profesor”.

Aktiviteti i tij i kërkimeve shkencore është mjaft i gjerë. Ai ka futur teknika origjinale si parandalimin e osifikimeve periartikulare, e botuar në Francë “Revue de chirurgie orthopedique” viti 1986, dhe në revistën Amerikane “Clinical Orthopedic” 1990. Teknika e “Riconstrucsionit e L.C.A me tendinin e bicepsit” e paraqitur me sukses në vitin 1988 në Kongresin ndërkombëtar në Athinë; Teknika e gjipsit funksional në trajtimin e fëmijëve me luxacion koksofemoral, botuar në 2001 në Journal of the Orthopaedic and Traumatology Association of Macedonia and Thrace. Trajtimi i frakturave me armë zjarri me fiksim intern.

Dr. Pëllumbi me punimet e tija ka përfaqësuar me sukses ortopedin kombetare, në kongrese ndërkombëtare (Greqi, Itali, Francë, Hungari, Maqedoni, Kosovë, Luksemburg, Turqi dhe në Portugali në Kongresin e 7-të Europian). Në vitin 1993, në Kongresin e Ortopedisë në Torino iu dha çmimi “Bisturia e Argjendë”.

 

Pas një viti pranohet anëtar i “Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgjisë” me qendër në Çikago. Nga viti 1996 deri në 2004 është zgjedhur “President i Shoqatës Mjekësore Shqiptare”, dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Kongreset Europiane për problemet shëndetësore. Ka qenë edhe president i shoqatës Ortopedi-Traumatologji 2002 – 2005. Prof. Pëllumb Karagjozi ka kryer disa kualifikime jashtë shtetit si në Francë (1978), Hungari (Budapest 1988), Itali 1990 në klinikën universitare “La Sapienza” dhe në Bolonjë “Klinika Rizzoli”, në Ferrara dhe Pescara në vitin 1992. Në vitet 1994, 1996 dhe 1997 ka marrë pjesë në kurset e kualifikimit për ndihmën e parënë traumat rrugore Nju Jork dhe Michigan.

 Kjo përgatitje e ka mundësuar të publikojë tetë botime (vetëm apo me bashkëpunëtor ndër të cilat tekste dhe monografi). Ka bërë 102 artikuj shkencorë dhe referate të mbajtura e të botuara brenda dhe jashtë vendit. Kontributi i tij kulminant rezulton gjatë luftës së Kosovës të vitit 98/99  i cili ka vënë pothuaj gjithë repartin e Ortopedise me Traumatolgji  në shërbim  për mjekimin dhe trajtimin e shumë pjestarëve te UÇK-së në Spitalin Ushatrak – Tiranë ,trajtimin e të zhvendosureve civilë si drejtues i Ortopedise me Traumatolgji kishte ndaluar operacionet elektive duke I dhënë prioritet shqiptarëve te Kosovës.

 Mjekimi dhe trajtimi i shumë pjestarëve te UÇK-së eshte bërë jo vetëm në Spitalin Ushatrak – Tiranë por edhe në qendar tjera dhe deri në vizitat në shtëpit ku ishin të sistemuar ushtarët, ku shpesh herë kam qenë bashkëshoqerues I tij. Prof.Karagjozi ka dhënë kontribut  shumë domethënes  në edukimin e sa e sa  brezave në Kirugjinë e Përgjithshme e veqmas në lëmin e  Ortopedisë dhe Traumagtologjisë jo vetëm në Shqipërin politike por në gjithë hapësiren natyrale të shqiptarisë.

Prof. Pëllumb Karagjozi është martuar në vitin 1969, me Evelina Kërçikun dhe ka dy djem Andin dhe Endrin.,ai sot jeton në sheshin Avni Rrustemi në Tiranë.

Registration

Forgotten Password?