Baran Tokar, MD, FEBPS, ka punuar si Profesor në 27 vitet e fundit në Universitetin Eskisehir Osmangazi, Departamenti i Kirurgjisë Pediatrike në Turqi. Prof. Tokar është aktualisht shef i Seksionit të Urologjisë Pediatrike dhe drejtor i “Qendrës për Diagnostifikim dhe Trajtim me Kompjuter në Shëndetësi”. Ai është anëtar i disa Shoqatave Ndërkombëtare dhe Kombëtare të Kirurgjisë Pediatrike, Urologjisë Pediatrike dhe Kirurgjisë Endoskopike. Aktualisht është bashkëkryetar i “TEC komitetit të Grupit Ndërkombëtar të Kirurgëve Endoskopikë të Pediatrisë”, anëtar i “Komitetit të Ri të Hapësirës së Inovacionit në IPEG” dhe “Komitetit të Kërkimit dhe Teknologjisë të Shoqatës Evropiane të Kirurgëve Endoskopikë Pediatrikë”; dhe anëtar i bordit ekzekutiv të “IPEG-MEC” dhe “Shoqërisë Turke për Urologjinë Pediatrike”.
Prof. Tokari është i specializuar në Urologjinë Pediatrike dhe Kirurgjinë Endoskopike Pediatrike dhe ai ka botime dhe projekte kërkimore në këto fusha. Ai është një nga redaktorët në “Atlasi i Kirurgjisë Endoskopike tek Fëmijët” dhe “Video Arkivi i Kirurgjisë Endoskopike në Kirurgjinë Pediatrike”.
Baran Tokar është themeluesi dhe drejtori i startup-it kërkimor me emrin “Tokart Medical Design, Research and Development Ltd.” Interesat dhe punët e tij me disiplina të tjera përfshijnë Ilustrimet dhe Animacionin Mjekësor, Simulatorët Fizikë dhe Virtualë, Inteligjencën Artificiale dhe Zhvillim të Pajisjeve Mjekësore. Prof. Tokar ka projekte kërkimore të vazhdueshme me titujt “Simulator i Trajnimit Virtual për Endurologjinë”, “Aplikacion celular për Enurezë” dhe “Modele të Organeve Artificiale për Trajnim në Kirurgjinë Laparoskopike dhe Procedurat Intraluminale të Traktit Urinar”.