Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka vazhduar serinë e Ciklit të Ligjëratave Mujore, me titullin “Risi dhe Sfida në Kirurgji”, në bashkëpunim me klinikat e QKUK-së. Këto ligjërata, të cilat vazhduan deri më 12 dhjetor 2024, u përqendruan çdo muaj në një ose dy fusha kirurgjikale. Rreth 315 pjesëmarrës kanë ndjekur këto sesione.
Ligjëratat e mbajtura përfshijnë:
- Retinopatia Diabetike
- Ligjërues: Dr. Qëndresë Daka, Dr. Albina Krasniqi (Oftalmologji)
- Kirurgjia e Zgjeruar e Sinusit Frontal
- Ligjërues: Dr. Arsim Thaqi (ORL)
- Frakturat e Plato-së Tibiale dhe Trajtimi i tyre
- Ligjërues: Dr. Arbër Tolaj (Ortopedi)
- Teratoma Kistike Intramedullare e Pjekur e Conus Medullaris: Raport Rasti dhe Shqyrtim i Literatures për një Patologji të Rrallë
- Ligjërues: Dr. Besnik Elshani (Neurokirurgji)
- Sfidat e Reja të Etikës Shëndetësore
- Ligjërues: Dr. Azis Pollozhani (Etika Mjekësore)
- Transfuzionet Masive të Gjakut
- Ligjërues: Dr. Bukurije Zhubi (Kirurgjia e Urgjencës dhe Transfuzioni)
- Trajtimi i Pneumotoraksit Spontan në Klinikën e Kirurgjisë Torakale
- Ligjërues: Dr. Fitim Selimi
- Angiomiolipoma Renale te Fëmijët
- Ligjërues: Dr. Alban Rushiti
- Inkontinenca Urinare
- Ligjërues: Dr. Destan Kryeziu
- Menaxhimi i Trombozës së Thellë Venoze
- Ligjërues: Dr. Hajriz Rudari
-
Vendosja e Linjave Venoze Periferike/Qendrore/Intraosale
- Ligjërues: Dr. Shaqir Uka (Anesteziologji)
- Cikli i Ligjëratave Mujore, i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ka qenë një platformë e paçmueshme për shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin profesional. Këto sesione ofrojnë njohuri mbi disiplina të ndryshme kirurgjikale dhe promovojnë mësimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin mes profesionistëve të shëndetësisë. Ky cikël ligjëratash do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2025, duke trajtuar sfidat kryesore dhe inovacionet në fushën e kirurgjisë