Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Katërt Klinik

Historiku i Çmimit për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”

Çmimi është emërtuar pas njërit ndër personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare. Në përgjithësi, sukseset e mjekësisë në Mitrovicë dhe Kosovë, e në veçanti në lëminë e kirurgjisë, janë të lidhura me emrin e tij. Ai ishte njëri ndër themeluesit dhe mësimdhënësit e parë shqiptarë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë që nga themelimi i paraleleve me mësimdhënie në gjuhën shqipe. Kuadri i mesëm dhe i lartë është produkt i angazhimit dhe punës profesionale të tij.

Për më tepër mbi jetën dhe karrierën e Prof. Dr. Sami Haxhibeqirit mund të lexoni këtu:

https://koscs.org/sq/prof-dr-sami-haxhibeqiri/

Ky çmim jepet për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të individëve të caktuar në avancimin e shkencës, praktikës dhe kirurgjisë në Kosovë.

Çmimi nuk jepet post-mortem dhe i jepet personit më të vjetër në moshë nga të gjithë të nominuarit.

Fituesit e Çmimit për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka ndarë Çmimin për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Katërt  Klinik, më 26 Shtator 2024.

Me këtë çmim janë nderuar:

Prof. Dr. Avdyl Krasniqi, Kirurg i Përgjithshëm.

Prof. Dr. Avdyl Krasniqi duke pranuar çmimin

Prof. Dr. Burbuqe Bruqi, Specialist i Anesteziologjisë me Mjekim Intenziv.

Prof. Dr. Burbuqe Bruqi duke pranuar çmimin

Prof. Dr. Pëllumb Karagjozi, Ortoped dhe  Traumatolog.

Prof. Dr. Agim Sharku, Kirurg i Përgjithshëm.

Prof. Dr. Agim Sharku duke pranuar çmimin

Registration

Forgotten Password?