Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Pestë Klinik

Historiku i Çmimit për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”

Çmimi është emërtuar pas njërit ndër personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare. Në përgjithësi, sukseset e mjekësisë në Mitrovicë dhe Kosovë, e në veçanti në lëminë e kirurgjisë, janë të lidhura me emrin e tij. Ai ishte njëri ndër themeluesit dhe mësimdhënësit e parë shqiptarë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë që nga themelimi i paraleleve me mësimdhënie në gjuhën shqipe. Kuadri i mesëm dhe i lartë është produkt i angazhimit dhe punës profesionale të tij.

Për më tepër mbi jetën dhe karrierën e Prof. Dr. Sami Haxhibeqirit mund të lexoni këtu:

https://koscs.org/sq/prof-dr-sami-haxhibeqiri/

Ky çmim jepet për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të individëve të caktuar në avancimin e shkencës, praktikës dhe kirurgjisë në Kosovë.

Çmimi nuk jepet post-mortem dhe i jepet personit më të vjetër në moshë nga të gjithë të nominuarit.

Fituesit e Çmimit për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka ndarë Çmimin për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Pestë Klinik, më 25 Shtator 2025.

Me këtë çmim janë nderuar:

Prof. Dr. Musa Myftari, Urolog

Prof. Dr. Musa Myftari duke pranuar çmimin

Prof. Dr. Mehdi Agolli, Kirurg Abdominal

Prof. Dr. Mehdi Agolli duke pranuar çmimin

Prof. Dr. Sali Qerimi, ORL

Prof. Dr. Sali Qerimi duke pranuar çmimin

Registration

Forgotten Password?