Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka themeluar këtë çmim për të nderuar, çdo vit, bashkorganizatorët dhe/ose bashkëpunëtorët kryesorë në mbajtjen e Kongresit Klinik vjetor dhe ngjarjeve tjera të rëndësishme të KKK.
Ky çmim, në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Katërt Klinik, iu nda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe US Army – KFOR (Task Force Medical – Camp Bondsteel).