Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Katërt Klinik

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka themeluar Çmimin për Vullnetarizëm, për të nderuar kirurgët tanë të cilët në baza vullnetare punojnë për të avansuar kirurgjinë në vendin tonë, qoftë përmes punës direkte me pacientë apo përmes edukimit të vazhdueshëm profesional.

Ky çmim iu nda Dr. Baton Kelmendit, Kirurg Pediatrik në Darkën Gala të Kongresit të Katërt Klinik, të mbajtur me 28 Shtator 2024, për kontributin e tij për zhvillimin e Kursit Advanced Trauma Life Support (ATLS) në Kosovë.

Baton Kelmendi
Dr. Baton Kelmendi duke pranuar çmimin

Registration

Forgotten Password?