Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Pestë Klinik

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka themeluar Çmimin për Vullnetarizëm, për të nderuar kirurgët tanë të cilët në baza vullnetare punojnë për të avansuar kirurgjinë në vendin tonë dhe jashtë vendit qoftë përmes punës direkte me pacientë apo përmes edukimit të vazhdueshëm profesional.

Ky çmim iu nda Melissa Misialek dhe Enej Gasevic në Darkën Gala të Kongresit të Pestë Klinik, të mbajtur me 27 Shtator 2025, për kontributin e tyre. 

Melissa Misialek duke pranuar çmimin

Enej Gasevic duke pranuar çmimin

Registration

Forgotten Password?