Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
Në Kongresin e Pestë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës u ndanë çmime të ndryshme. Një ndër to ishte edhe cmimi: “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”, i cili i dedikohet publikimit dhe/ose inovacionit më të rëndësishëm të vitit.
Këtë vit, në Ceremoninë e Hapjes, u nderua Prof. Dr. Rifat Latifi për librin e tij “Surgical Decision-Making: Evidence and Beyond”.

