Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”, është çmim që i dedikohet kirurgëve tanë nga mërgata të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë për kirurgjinë në vend, si dhe kirurgëve vendorë që kanë dhënë poashtu kontribut për kirurgjinë dhe më gjerë.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka ndarë çmimin “Udhëheqja përmes Shembullit” në Darkën Gala të Kongresit të Katërt Klinik, më 28 Shtator 2024.
Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në organizimin e dy simpoziumeve në kuadër të Kongresit të IV-të, kushtuar trajtimit bashkëkohor të plagës dhe kirurgjisë estetike, ky çmim sivjet është ndarë për Dr. Violeta Zatriqi, Drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Pastike, Rekonstruktive dhe Estetike.
Ndërsa, për kontributin e tij që nga konceptimi e deri në realizimin përfundimtar të simpoziumit për kancerin e gjirit (gjithashtu në kuadër të Kongresit tonë të IV-të), ky çmim u nda për Dr. Alban Y. Neziri, Gjinekolog, i cili punon dhe jeton në Zvicër.
Ndarjen e çmimit për të dy kolegët e bëri Dr. Lumnije Kqiku, Nënkryetare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Evropë.