Dr. Baton Kelmendi

Dr. Baton Kelmendi ka një karrierë të spikatur në fushën e mjekësisë, me specializim në kirurgjinë pediatrike. Ai përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004.  Në vitin 2011, Dr. Kelmendi përfundoi specializimin e tij në Kirurgjinë e Fëmijëve.

Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin trajnime dhe qëndrime profesionale në disa spitale prestigjioze. Në vitin 2007, ai qëndroi për tre muaj në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike “Ospedale Infantile Regina Margherita Santa Anna” në Torino, Itali. Në vitin 2009, kaloi gjashtë muaj në Qendrën Spitalore “Nëna Terezë” në Tiranë, Shqipëri. Ndërsa, në vitin 2015, përfundoi një trajnim për kirurgji laparoskopike në “Osmangazi University” në Eskisehir, Turqi.

Në mars të vitit 2021, Dr. Baton Kelmendi mbrojti temën e doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Shkencave Mjekësore në Tiranë, duke fituar titullin “Doktor i Shkencave”. Gjithashtu, në dhjetor të po atij viti, ai kaloi me sukses provimin e organizuar nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve për ATLS (Advanced Trauma Life Support) në Universitetin Acibadem në Turqi, me rekomandim për të shërbyer si instruktor. Në prill 2024, Dr. Kelmendi përfundon trajnimin për t’u bërë instruktor ATLS në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve në Patras, Greqi.

Përvoja Profesionale

  • Prej vitit 2005 deri në 2011, ai ishte specializant në Kirurgjinë e Fëmijëve në QKUK.
  • Që nga viti 2012, punon si specialist i kirurgjisë pediatrike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
  • Në vitin akademik 2014/15, ai ka qenë asistent në lëndët Kirurgji, Ndihma e Parë dhe Mjekësia Urgjente në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
  • Në vitin 2019, ai mori pjesë në një mision humanitar në Republikën e Afrikës së Jugut me organizatën Kind Cuts for Kids, ku kreu 18 ndërhyrje të komplikuara kirurgjikale në spitalin Children Red Cross Hospital në Cape Town.

Punimet Shkencore dhe Botimet

Dr. Baton Kelmendi është autor dhe bashkëautor i shumë punimeve shkencore të publikuara në revista nacionale dhe ndërkombëtare. Disa nga punimet e tij më të rëndësishme përfshijnë:

  1. “Tapering Duodenoplasty in Misdiagnosed Duodenal Stenosis – Case Report” (prezantuar në Kongresin e Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës).
  2. “Kriptorhidizmi – Komplikimet e Trajtimit të Vonuar” (botuar në revistën shkencore Medicus, 2017).
  3. “Role of Echo Doppler in Diagnosing of the Testicular Torsion – Retrospective Study” (botuar në Advances in Life Science and Technology, 2017).
  4. “Treatment Approach of Cryptorchidism in Developing Country” (botuar në Advances in Life Science and Technology, 2017).
  5. “Torsioni i Testisit si Urgjencë në Kirurgjinë Pediatrike” (prezantuar në Kongresin Ndërkombëtar të Mjekësisë Urgjente, Prishtinë, 2015).

Registration

Forgotten Password?