Dr. med. Hysni J. Jashari PhDc – lindi në Prishtinë. Studimet pasuniversitare të doktoratës i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit, ndërsa ka përfunduar trajnimin post-specialistik në fushën e Kirurgjisë Minimale Invazive të fëmijëve në Austri, Turqi dhe Kroaci. Ai është Specialist i Kirurgjisë së Fëmijëve që prej vitit 2011 dhe aktualisht punon në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK, SHSKUK). Ai ka shërbyer si Shef i Shërbimit të Ambulancës Specialistike dhe Zyrës së Pranimit.
Dr. Jashari është Kryetar i Shoqatës së Kirurgëve Pediatrik të Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Kirurgëve Pediatrik të Kroacisë. Po ashtu, ai është anëtar i Asociacionit Evropian të Shoqatave të Kirurgëve Pediatrik (EUSPA). Ai ka pasur pjesëmarrje aktive në 62 kongrese, konferenca, seminare dhe workshope në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar. Përveç kësaj, ai është autor dhe bashkëautor i 56 publikimeve shkencore të botuara në nivelet ndërkombëtare dhe kombëtare.