Dr. med. Marsela Ceno

Dr med. Marsela Ceno, është specialiste e Kirurgjisë Viscerale dhe konsulente në Departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme, Abdominale, Torakale, Pediatrike dhe Kirurgjisë Eksperimentale të Kancerit në Spitalin Universitar Heinrich Heine në Düsseldorf në Gjermani. Ajo është themeluese dhe Presidente e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe anëtare e shumë shoqërive të kirurgjisë në Evropë dhe SHBA: Shoqërisë Gjermane të Kirurgjisë, Shoqërisë Gjermane dhe Amerikane të Hernies, në të cilën është angazhuar duke punuar në spitale të ndryshme në Evropë dhe ka botime shkencore në nivel ndërkombëtar.

Krahas specializimit në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe Viscerale, ajo ka mbaruar edhe doktoraturën në Universitetin e Ulmit në Gjermani. Fushat në të cilat ajo është shumë e interesuar të kontribuojë më tej janë defektet e murit të barkut, fshikëzës së tëmthit, traktit biliar-digjestiv dhe problemet e proktologjisë.

Registration

Forgotten Password?