Dr. Gentian Toshkezi, MD, FAANS, është neurokirurg dhe Drejtor Mjekësor i Departamentit të Neurokirurgjisë në Meritus Medical Center në Maryland. Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës me MEDALJE ARI. Specializimin në neurokirurgji e ka kryer në State University of New York Upstate Medical University. Më herët është specializuar në neurokirurgji në Paris, Francë, dhe ka përfunduar një subspecializim në neurokirurgji në Universitetin e Bostonit.
Dr. Toshkezi kryen ndërhyrje kirurgjikale në TRU, PALCËN KURIZORE dhe NERVAT PERIFERIKË. Ai është shpallur “MJEKU MË I MIRË I AMERIKËS – NEUROKIRURGU KRYESOR 2020” në Pensilvani. Dr. Toshkezi është autor i mbi 100 botimeve prestigjioze dhe artikujve shkencorë, ligjërues në konferenca, si dhe fitues i çmimeve dhe granteve në fushën e kërkimit shkencor për rigjenerimin e trurit.
Dr. Gentian Toshkezi është Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Filadelfia, Pensilvani. Ai është dekoruar me MEDALJEN “KALORËSI I URDHËRIT TË FLAMURIT” nga Presidenti i Shqipërisë dhe ka marrë shumë medalje dhe çmime të tjera.