Hoteli

📍 Njoftim për Vendin e Mbajtjes së Kongresit


Me kënaqësi ju njoftojmë se Kongresi i Parë Klinik i Kirurgëve Shqiptarë do të mbahet në hotelin prestigjioz Emerald HotelPrishtinë, Kosovë.

Emerald Hotel është një nga vendet më të mira për organizimin e konferencave në rajon, duke ofruar ambiente moderne, akomodim elegant dhe shërbim të shkëlqyer. I vendosur në mënyrë strategjike midis Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe qendrës së qytetit, hoteli ofron qasje të lehtë si për pjesëmarrësit ndërkombëtarë ashtu edhe për ata vendorë.

Kongresi i Parë Klinik i Kirurgëve Shqiptarë do të mbahet më 25–28 Shtator 2025, si rezultat i bashkëpunimit ndërshqiptar dhe, për herë të parë, si një organizim i përbashkët midis:

  • Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (KKK)
  • Departamentit të Kirurgjisë – Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  • Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut (SHMSHM)
  • Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër (LMSHZ)
  • Shoqatës së ORL-së dhe Kirurgjisë Kokë-Qafë të Kosovës
  • Shoqatës Shqiptare të ORL-së

Kongresi do të përfshijë katër ngjarje të mëdha:

  • Kongresi i 5-të Klinik i KKK
  • Konferenca e 32-të Kirurgjikale Shqiptare
  • Konferenca e Kirurgëve të SHMSHM
  • Kongresi i 21-të Mbarëkombëtar i ORL-së dhe Kirurgjisë Kokë-Qafë

Registration

Forgotten Password?