Java e Punëtorive e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të mbajë Javën e Punëtorive me 22-26 Maj, në Hotel International Prishtina, dhe të drejtë pjesëmarrje kanë specialistët dhe specializantët e këtyre lëmive kirurgjike:

– Ortopedisë

– Kardiokirurgjisë

– Kirurgjisë së Përgjithshme;

– Gjinekologjisë.

– Kirurgjisë së Fëmijëve

Afati për regjistrim është deri me 15 Maj, por ju lutem vëni re se afati mund të mbyllet edhe më herët nëse plotësohet numri i caktuar i pjesëmarrësve, si në vijim:

22-23 Maj, Ortopedi – 20 pjesëmarrës
24 Maj, Kardiokirurgji – 20 pjesëmarrës
25-26 Maj, Kirurgji Abdominale, e Gjinekologjisë, e Fëmijëve – 30 pjesëmarrës.

Përderisa pagesa e caktuar për pjesëmarrje është 50 euro, duke iu falenderuar sponsorëve të sivjetëm, kjo pagesë për pjesën e kardiokirurgjisë do të mbulohet në tërësi nga sponsori, kurse për lëmitë tjera pjesëmarrësit duhet të paguajnë 50% të shumës, pra 25 euro.

Këto janë detajet bankare:
Xhirollogaria:
KOLEGJI I KIRURGEVE TE KOSOVES
1501060001752622
Raiffeisen Bank
Pershkrimi:
“Pagesë per pjesëmarrje në Javën e Punëtorive: (këtu shkruani lëminë: Ortopedi, Kirurgji abdominale, etj)”
————————————————————
Pasi ta kryeni pagesën, dëshminë e pagesës të na dërgoni me email (apo permes viber, në +38349886780).

Për t’u regjistruar, ju lutem plotësoni të dhënat e mëposhtme:

Registration

Forgotten Password?