KURSI ATLS – ARRITJE E JASHTËZAKONSHME E KOLEGJIT TË KIRURGËVE TË KOSOVËS

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në partneritet më Sanford Medical Center ka përfunduar me sukses kursin e parë për vitin 2024 të Advanced Trauma Life Support (ATLS), mbajtur më 8-10 Maj 2024, në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë.


Grupi i instruktorëve ishte i përbërë prej trajnerëve nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve, Shqipëria dhe Kosova, dhe me këtë rast gjithashtu janë certifikuar 4 instruktorë kosovarë për ATLS:
– Dr. Baton Kelmendi, Dr. Doruntina Bunjaku, Dr. Hysni Jashari, dhe Dr. Fatlume Arifaj.

Në këtë Kurs kanë marrë pjesë 7 kandidatë:
1. Burim Maloku, Mjekësi Emergjente, Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, Mitrovicë;
2. Landrit Mehaj, Kirurgji e Përgjithshme, QKUK;
3. Vigan Shala, Kirurgji e Përgjithshme, QKUK;
4. Altin Sallahu, Kirurgji e Përgjithshme, QKUK;
5. Jetlir Reshiti, Kirurgji e Përgjithshme, Spitali i Përgjithshëm “ “, Prizren;
6. Ismet Jusufi, Anesteziologji me Mjekim Intenziv, QKUK-KAMI;
7. Arta Syla, Kirurgji Pediatrike, QKUK

Të gjithë kandidatët kanë përfunduar me sukses kursin dhe testin e kërkuar për certifikim në ATLS.

Duke zhvilluar kapacitetet tona trajnuese, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po siguron që profesionistët tanë mjekësorë të pajisen në baza të qëndrushme me aftësitë dhe njohuritë më të fundit për të shpëtuar jetë në mënyrë efektive.

24-26 Shtator 2024

U KOMPLETUA EDHE NJË ARRITJE E JASHTËZAKONSHME E KOLEGJIT TË KIRURGËVE TË KOSOVËS

Raundi i tretë i kursit ATLS që u mbajtë nga 24 deri 26 Shtator kishte 11 pjesëmarrës të shkëlqyeshëm që na u bashkuan nga e gjithë Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Për herë të parë në këtë kurs u përdorën edhe manekine profesionale, në sajë të një donacioni bujar nga Nënkryetari i Kolegjit tonë për SHBA, Dr. Mentor Ahmeti, dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut të madh, i cili e ka çuar kursin në një nivel tjetër.

Edhe më shumë se kaq, për herë të parë ky kurs u mbajtë nga trajnuesit tanë kosovarë nën drejtimin e Dr. Mentor Ahmeti nga Qendra Shëndetësore Sanford, SHBA, si dhe nën observimin dhe ekspertizën e Prof. Dr. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Instruktorët e kursit:

– Dr. Rifat Latifi

– Dr. Mentor Ahmeti

– Dr. Baton Kelmendi

– Dr. Doruntina Bunjaku

– Dr. Hysni Jashari

– Dr. Luan Jaha

– Dr. Fatlume Arifaj

Koordinatorët e kursit:

– Driton Sadiku

– Melisa Missialek

27-29 Maj 2025

ATLS® KOSOVA – STANDARD BOTËROR I TRAJNIMIT PËR KUJDESIN NDAJ TRAUMAVE!

Me shumë krenari njoftojmë se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës/Komiteti për Traumë  përfundoi me sukses kursin e katërt me radhë të Advanced Trauma Life Support (ATLS®) – program ky i trajnimit me renome botërore, i licencuar nga American College of Surgeons dhe i mbikëqyrur nga Sanford Medical Center, Qendra Traumatologjike e Nivelit 1 në Fargo, North Dakota, SHBA.

Kësaj here në kurs kanë marrë pjesë 15 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme mjekësore, të cilët janë trajnuar nga ekipi vendas i instruktorëve të licencuar, nën drejtimin e drejtorit të kursit, Dr. Mentor Ahmeti, nga Qendra Shëndetësore Sanford, SHBA, dhe Dr. Baton Kelmendi, Koordinator i ATLS Kosova.

Ky kurs me ndikim të madh përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm drejt ngritjes së standardeve të trajtimit të traumave në Kosovë, duke pajisur profesionistët tanë shëndetësorë me njohuritë e domosdoshme dhe aftësitë kritike bazuar në protokollet më të avancuara të trajtimit emergjent.

Një FALEMINDERIM i veçantë për Odën e Mjekëve të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për përkrahjen e tyre shumë të vlefshme në realizimin e këtij trajnimi, si dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, në hapësirat e se cilës po mbahet kursi ATLS Kosova.

Jemi veçanërisht mirënjohjës dhe krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e:

Dr. Mentor Ahmeti – Drejtor i Kursit

Dr. Baton Kelmendi – Koordinator i ATLS Kosova/Instruktor

Instruktorët tanë vendas të jashtëzakonshëm:

Dr. Doruntina Bunjaku

Dr. Luan Jaha

Dr. Hysni Jashari

Dr. Fatlume Arifi dhe

Driton Sadiku – Bashkë-koordinator i Kursit

Registration

Forgotten Password?