Alberto R Ferreres, MD, PhD, JD, MPH, FACS (Hon.)

Alberto R Ferreres, MD, PhD, JD, MPH, FACS (Hon.) mori gradën e tij mjekësore “suma cum laude” nga Universiteti i Buenos Aires në vitin 1979, si dhe doktoraturën për Jurisprudencë nga i njëjti institucion në vitin 1987.

Ai u trajnua në Kirurgji të Përgjithshme dhe Onkologji Kirurgjikale në Universitetin e Buenos Aires nga viti 1980 deri në vitin 1987. Magjistraturën e ka përfunduar për Shëndetin Publik në Universitetin Salvador, Buenos Aires, në vitin 1995. Më pas ka përfunduar Magjistraturën për Administratën Shëndetësore në vitin 1996, në Universitetin Austral, Buenos Aires si dhe ka fituar Fellowship në Sigurinë e Pacientit dhe Gabimet Mjekësore (Universiteti i Commonwealth Virginia, 1997) dhe një Bursë në Etikën Klinike në Qendrën e Etikës Mjekësore në Universitetin e Chicago McLean në vitin 2010. Profesori Ferreres ishte një Studiues i Ftuar Ndërkombëtar i ACS në vitin 1991.

Ai aktualisht është Profesor i Rregullt i Kirurgjisë në Universitetin e Buenos Aires dhe Udhëheqës i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Dr. Carlos A Bocalandro. Ai është i fokusuar në Etikën Kirurgjikale, është Anëtar në Komitetin e Etikës të ACS dhe ka shërbyer si Kryeredaktor për Librin Shkollor të Kolegjit “Çështjet e Etikës Kirurgjikale”. Ai gjithashtu kryen detyrën si Profesor i Kirurgjisë dhe Etikës në Departamentin e Kirurgjisë në Universitetin e Uashingtonit (Seattle, WA), ku drejton Programin e Etikës Kirurgjikale.

Përveç kësaj, Prof. Ferreres është ndër të tjera edhe Anëtar Nderi në Shoqatën Amerikane të Kirurgjisë dhe Kolegjin Amerikan të Kirurgëve, si dhe në Shoqatën Kirurgjikale të Paqësorit të Veriut, Kolegjin Brazilian të Kirurgjisë Digjestive, Shoqërinë Kirurgjikale të Brazilit, Shoqatën Kirurgjikale të Kilit dhe Ekuadorit, Shoqatën e Kirurgëve të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, Kolegjin Kinez të Kirurgëve dhe Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve të Edinburgut. Ai është ish-President i Degës Argjentinase të ACS dhe Guvernatori aktual i saj, ish-President i Shoqërisë Ndërkombëtare të Kirurgjisë Digjestive (ISDS), Shoqatës Argjentinase të Humanizmit Mjekësor dhe Akademisë Kirurgjikale Argjentinase. Ka shërbyer poashtu në komitete të ndryshme në ACS, si në Shoqatën për Kirurgjinë e Traktit Ushqimor (SSAT) dhe Shoqërinë e Kirurgëve Endoskopikë Gastrointestinalë Amerikanë (SAGES). Ai ka ligjëruar gjerësisht në tërë botën dhe është dalluar si Profesor Vizitor në Evropë dhe SHBA.

Prof. Ferreres është Kirurg Gastrointestinal me një fokus në kirurgjinë minimale invazive dhe me një interes në etikën kirurgjikale, shëndetin publik dhe çështjet e përgjegjësisë profesionale. Ai është autor i 4 librave shkollorë, 30 kapitujve të librave dhe më shumë se 100 kontributesh në literaturën mjekësore. Ai është anëtar i Bordit Redaktues të Analeve të Kirurgjisë, Kirurgjisë JAMA, Gazetës së Kirurgjisë Gastrointestinale, Gazetës Amerikane të Kirurgjisë dhe Gazetës së Kolegjit Amerikan të Kirurgëve.

Këtu mund ta shikoni fjalimin e Dr. Ferreres me rastin e pranimit të Anëtarësisë së Nderit.

Registration

Forgotten Password?