Demetrius E.M. Litwin, MD, MBA, FRCSC, FICS, FACS

Demetrius E.M. Litwin, MD, Profesor dhe Kryetar i Shquar “Harry M. Haidak”, në Departamentin e Kirurgjisë në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Massachusetts, është një autoritet i njohur ndërkombëtarisht në fushën e kirurgjisë endoskopike ose minimale invazive (MIS).

Në vitin 1997, Dr. Litwin u bashkua me Shkollën Mjekësore të Universitetit të Massachusetts dhe Qendrën Mjekësore Memoriale UMass si Profesor i Asociuar i Kirurgjisë, Drejtor i Shërbimeve të Kirurgjisë Minimale Invazive dhe si Drejtori i parë i Qendrës EndoSurgery UMass, një burim mësimor dhe kërkimor në këtë fushë të kirurgjisë minimale invazive, i krijuar për zhvillimin e pajisjeve të reja kirurgjikale dhe procedurave të reja për teknikat minimale invazive. Dr. Litwin ishte anëtar kryesor i grupit UMass që zhvilloi Handport ™, një pajisje ndihmëse dore për MIS. Ai ka kryer një numër të “ndёrhyrjeve tё herave tё para”, duke përfshirë qasjet operative minimale invazive në stomak dhe qasjet e asistuara-me-dorë në aortë. Dr. Litwin ka botuar artikuj të shumtë dhe kapituj librash, me theks nё kirurgjinë laparoskopike, dhe ka qenë folës në më shumë se 200 sesione në tërë botën. Në vitin 2004, Dr. Litwin u emërua Profesor “Harry M. Haidak” dhe Shef i Departamentit të Kirurgjisë në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Massachusetts. Që atëherë, ai ka dyfishuar madhësinë e Departamentit të Kirurgjisë, ka zgjeruar programin e trajnimit të specializantёve të kirurgjisë së përgjithshme dhe ka krijuar dy programe trajnimi, plotësisht të integruara, në Kirurgjinë Vaskulare dhe Kirurgjinë Plastike.

Para se të bashkohej me Shkollën Mjekësore të Universitetit të Massachusetts, Dr. Litwin ishte Profesor-Asistent i Kirurgjisë dhe Drejtor i kirurgjisё me aksess minimal në Universitetin e Torontos, Ontario, Kanada. Ai mori diplomën e tij të mjekësisë nga Universiteti i Saskatchewan në vitin 1979 dhe mori trajnimin e tij kirurgjik si nё Universitetin e Saskatchewan ashtu edhe nё Universitetin e Torontos, ku ishte edhe si anёtar nё Kirurgjinë Hepatobiliare. Ai mori çertifikimin e tij si anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve dhe Kirurgëve të Kanadasë në vitin 1986.

Një novator dhe udhëheqës i hershëm në arsimin kirurgjik, Dr. Litwin trajnoi kirurgë në teknika të sigurta minimale invazive dhe u njoh për arritjet e tij të jashtëzakonshme në përmirësimin e cilësisë nga Shoqata Mjekësore e Saskatchewan dhe Kolegji i Mjekëve dhe Kirurgëve të Saskatchewan. Në vitin 1992, ai themeloi një nga programet e para të trajnimit të shoqërive për kirurgji minimale invazive, i cili vazhdon deri më sot.

Dr. Litwin ka qenë anëtar i Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve që nga viti 1986, duke u transferuar në Seksionin Amerikan në vitin 1999. Ai shërbeu si Kryetar Kanadez i SHKB-së në vitin 1997. Si anëtar i ICS, Dr. Litwin ka shërbyer në role të ndryshme, përfshirë Zëvendës Presidentin, Bordin e Kryesuesve të Regents, Sekretarin dhe Thesarin.

Dr. Litwin vazhdon të bëjë praktikë aktive në kirurgjinë minimale invazive dhe ka interes të madh në kirurgjinë globale. Ai rregullisht merr pjesë në iniciativat e Kirurgjisë Globale të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Massachusetts në Haiti dhe Honduras.

Këtu mund ta shikoni fjalimin e Dr. Litwin me rastin e pranimit të Anëtarësisë së Nderit.

Registration

Forgotten Password?