Prof. Asoc. Dr. Ilir Arapi

Prof. Asoc. Dr. Ilir Arapi, diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2006, me temën “Epidemiologjia e Leukozave Akute në Moshën Pediatrike”, është një studiues i njohur në fushën e mjekësisë. Ky studim ishte një kërkim i gjerë retrospektiv dhe prospektiv.

Më pas, ai fitoi të drejtën për specializim afatgjatë në degën e okulistikës pranë Fakultetit të Mjekësisë, për një periudhë prej 4 vitesh. Në korrik të vitit 2013, ai përfundoi me sukses specializimin afatgjatë 4-vjeçar në Okulistike.

Në prill të vitit 2013, Dr. Arapi u emërua pedagog i brendshëm në shërbimin e Okulistikës pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Mjekësor të Tiranës.

Në mars të vitit 2015, ai diplomoi për titullin “Doktor Kërkimi në Neuroshkenca PhD” pranë Universitetit Politeknik të Markeve (UNIVPM) në Ancona, Itali. Më pas, ai u nënshtrua suksesshëm diskutimit të dizertacionit me titullin “Ndjekje Afatgjatë e Pacientëve me Dome-Shpaed Maculopathy”.

Në vitin 2022, Dr. Arapi arriti një tjetër sukses të rëndësishëm duke fituar titullin e “Profesorit të Asociuar” në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë.

Registration

Forgotten Password?