Prof. Dr. Agim Sharku

Prof. Dr. Agim Sharku
U lind më 20 Qershor 1950 në Dibër – Maqedoni. Nga viti 1957 deri më 1964 kreu shkollën fillore në Dibër. Nga vit 1965 deri më 1969 kreu gjimnazin në Dibër. Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë e regjistroi më 1969/1975 dhe diplomoi më 22 dhjetor 1975. Pas diplomimit filloi stazhin e obliguar të mjekut të cilin e kreu në Qendrën Mjekësore “Isa Grezda” në Gjakovë, e më pas fillon si mjek i përgjithshëm në të njejtën qendrën nga viti 1977 deri më 1979.

Në prill 1979 fillon specializimin nga lëmia e kirurgjisë së përgjithshme në Klinikën e Kirurgjisë të QKUK. Vitin përfundimtar të specializimit e kreu në Universitetin e Mjekësisë në Zagreb Klinika Mladen Stojanovic më 15.10.1982, dhe të njejtin vit kreu edhe pjesën e parë të studimeve pos diplomike në Zagreb.

Pas diplomimit më 1982 filloi punën si kirurg në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë. Më 1983 pranohet si asistent i zgjedhur I lëndës së kirurgjisë me (shkëputje) deri në pensionim 2015. Temën e magjistraturës me titull “Modalitetet e trajtimit të ulçerës gastrointestinale si urgjencë abdominale” e mbrojti më 2007 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Më 20 gusht 1990 forcat serbe e largojnë nga puna me masat e dhunshme. Nga 14 shkurt 1996 deri më 30 qershor 1999 punon si kirurg në Spitalin Qendra Mjekësore në Dibër. Në Korrik 1999 riktheht në QKUK në Klinikën e Kirurgjisë abdominale në Prishtinë dhe punon deri më 20 qershor 2015 kur pensionohet. Gjatë kësaj periudhe ka qenë shef i Kirurgjisë abdominale A dhe shef i Ambulancave specialistike kirurgjike. Më 1989 u zgjodh asistent i lëndës së kirurgjisë. Ka dhënë një kontribut të madh në avansimin e kuadrave të reja në kirurgji. Ka publikuar disa punime profesionale dhe shkencore.

Pas pensionimit punësohet në Spitalin Turk “ Milenium” deri më vitin 2018, e nga 01.11.2018 është punësuar në Spitalin “Royal”deri në vitin 2020. Tani punon në Spitalin Kavaja që nga data 20.09.2021 ku ende vazhdon profesionin. 

Registration

Forgotten Password?