Prof. Dr. Sehadete Mekuli

Prof. Dr. Sehadete Mekuli e njohur edhe si Sadete Mekuli, ishte një gjinekologe, profesoreshë dhe figurë publike shqiptare (me origjinë jugosllave). Ajo lindi më 1928 në Ohër, Mbretëria e Jugosllavisë. Shkollën e mesme e ndoqi në qytetin e saj të lindjes dhe më pas vazhdoi për Mjekësi së Universitetin e Shkupit, ku më 7 Janar 1954 ajo u diplomua. Mori doktoraturën në Universitetin e Beogradit në vitin 1973 dhe u bë Profesoreshë e Asociuar në Universitetin e Prishtinës.

Më 1 Prill 1954 filloi punën në Spitalin e Prishtinës si gjinekologe dhe obstetre. Mekuli u specializua në Gjinekologji në Mars të vitit 1960, në Beograd. Nga viti 1960 e deri më 1962 ishte Shefe e pavijonit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Prishtinës. Në vitin 1963, për arsye politike, ajo u largua nga spitali dhe u bë Shefe e Dispanserisë, në kuadër të Shtëpisë së Shëndetësisë së Prishtinës. Në janar të vitit 1968, ajo kthehet në detyrën e saj si Shefe e repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Prishtinës.

Përveç tjerash, ajo zhvilloi një seri leksionesh për shkollat dhe konviktet për të përmisuar Edukimin Shëndetësorë të vajzave. Mekuli mori pjesë në themelimin e Shoqatës së Mjekëve të Kosovës dhe drejtoi botimin e “Praxis Medica”, një reviste mjekësore. Nga viti 1972, u bë Drejtoreshë e Klinikës Gjinekologjike në kuadër të Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Ndër të tjera, Mekuli, ka publikuar 31 artikuj në revistën mjekësore.

Ajo u bë e njohur për kujdesin ndaj studentëve të lënduar të protestave të vitit 1981 në Kosovë, ku shqiptarët kërkuan më shumë autonomi brenda federatës jugosllave. Si rezultat i veprimeve të saj, asaj i’u mohua titulli i Profesorit të Rregullt në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe u detyrua të dalë në pension të parakohshëm në vitin 1988. Pas një mori ngjarjesh, në vitin 1996, Mekuli hapi një klinikë gjinekologjike dhe obsestrike në bashkëpunim me organizatën “Nënë Tereza”, e cila solli gjinekologë nga e gjithë Kosova për të trajtuar gratë. Vepra dhe figura e saj frymëzoi personazhin e Teuta Shkrelit në romanin e Ismail Kadaresë. Ajo pas një veprimtare të gjerë, dhe përkushtimi të gjatë në fushën e mjekësisë, ndërroi jetë më 12 Nëntor 2013.

Registration

Forgotten Password?