Regjistrimi për Pjesëmarrës – Kongresi i Katërt Klinik

Këtu ju mund të regjistroheni si anëtar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Për çdo paqartësi ju lutemi na kontaktoni në: [email protected] ose +383 45 793 067.

Ju lutem keni parasysh që pagesa për anëtarësim në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, për ata që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, është si vijon:

  • 50 Euro për Specialistë;
  • 25 Euro për Specializantë.

Ndërkaq, për profesionistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës, pagesa për anëtarësim është:

  • 100 Euro.

Pasi të keni plotësuar të dhënat e kërkuara më poshtë, ju lusim të kryeni pagesën përkatëse, me përshkrimin: “Pagesë e Anëtarësisë Vjetore për vitin 2024 (emri & mbiemri juaj)”, në xhirollogarinë e KCS:

Brenda Kosovës:

KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS
Raiffeisen Bank Kosova
Nr. i llogarisë: 1501060001752622

Jashtë Kosovës:

KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS
Raiffeisen Bank Kosova

IBAN: XK051501060001752622

 

Ju lutem dërgoni dëshminë e pagesës në: [email protected]

PAGESA PËR ANËTARËSIM NËNKUPTON:

  • E drejta të jeni anëtar/fellow i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës – (Fellowship) FKCS (Fellow of Kosova College of Surgeons)
  • E drejta të jeni pjesëtar i lidershipit dhe anëtarësisë së komiteteve të KCS
  • Pjesëmarrje në Kongresin e rregullt vjetor
  • Qasje në revistën shkencore “Kosova Journal of Surgery”
  • Qasje në të gjitha materialet edukative dhe shkencore në web-faqen e KCS

Përparësi/zbritje nga pagesa për pjesëmarrje në aktivitetet shkencore/profesionale në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional, siç janë:

  • Punëtoritë (workshop) profesionale
  • Trajnimet/kurset e ndryshme
  • Simpoziumet e ndryshme me pjesëmarrjen e ligjëruesve të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë (fizikisht apo virtualisht)
  • Konferencat shkencore
  • Ligjëratat e rregullta mujore

(të gjitha të akredituara nga Oda e Mjekëve të Kosovës)

  • Bashkëpunim për të hulumtuar në të gjitha specialitetet kirurgjike
  • Lidhje profesionale me specialistët/specializantët e disiplinave kirurgjike
  • Platformë ku mund të adresoni problemet me të cilat përballeni
  • Mundësi për të avokuar për kirurgët dhe pacientët
  • Praktikoni mbështetjen menaxheriale
  • Monitoroni etikën profesionale

Afati për anëtarësim:

15 Shtator 2024

Registration

Forgotten Password?