Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të mbajë Punëtorinë 1 ditore “Si ta përgatisësh punimin shkencor për 1 ditë”, me 11 Korrik 2023, në Amfiteatrin e Telemjekësisë, duke filluar nga ora 10:00 deri 16:00.
Ligjërues i Punëtorisë do të jetë Dr. Ilir Hoxha, Specialist i shëndetit publik dhe studiues i shërbimeve shëndetësore, i cili është edhe Redaktor për Biostatistika i revistës tonë shkencore, “Kosova Journal of Surgery”.
Kjo Punëtori i dedikohet atyre që tashmë kanë dërguar abstraktet për pjesëmarrje si prezantues në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si dhe të tjerëve të interesuar, por që tashmë janë Anëtarë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Nga pjesëmarrësit e Punëtorisë do të kërkohet që të sjellin një laptop me vete dhe duhet ta kenë të shkruar paraprakisht një draft të punimit/prezantimit shkencor. Kjo sepse qëllimi i këtij trajnimi është që përmes përvetësimit të shkathtësive praktike, pjesëmarrësit ta përpunojnë dhe përgatisin punimin e tyre shkencor në mënyre efikase brenda 1 dite.
Për t’u regjistruar, ju lutem plotësoni të dhënat e mëposhtme: