Ju lutem keni parasysh që për të marrë pjesë në këtë simpozium duhet të jeni Anëtar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Pagesa për anëtarësim në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, për ata që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, është si vijon:
- 50 Euro për Specialistë;
- 25 Euro për Specializantë.
Ndërkaq, për profesionistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës, pagesa për anëtarësim është:
- 100 Euro.
Pagesën përkatëse, me përshkrimin: “Pagesë e Anëtarësisë Vjetore për vitin 2024 (emri & mbiemri juaj)”, ju mund ta realizoni përmes xhirollogarisë së KKK:
Brenda Kosovës:
KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS
Raiffeisen Bank Kosova
Nr. i llogarisë: 1501060001752622
Jashtë Kosovës:
KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS
Raiffeisen Bank Kosova
IBAN: XK051501060001752622
Përpos pjesëmarrjes në Simpoziumin Satelit: Rrugëtim Drejt Themelimit të Qendrës së Gjirit në Kosovë, si anëtar i KKK-së keni të drejtë të merrni pjesë edhe në sesionet dhe simpoziumet tjera të Kongresit të Katërt Klinik.