Më 17 dhjetor 2024, me shumë krenari shënuam 6-vjetorin e themelimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si një dëshmi e përkushtimit dhe arritjeve tona të përbashkëta dhe të jashtëzakonshme drejt avancimit të kirurgjisë në Kosovë dhe më gjerë.
Ceremonia u mbajt në Amfiteatrin e Dekanatit të ri të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, dhe mblodhi personalitete të shquara të mjekësisë dhe shkencës nga vendi dhe rajoni.
Kryetari Themelues i Kolegjit të Kirurgëve tê Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, prezantoi para mysafirëve të arriturat e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për këto gjashtë vite, si dhe planet kryesore për të ardhmen.
Ndërkaq, me praninë e tyre dhe me një fjalë rasti na nderuan:
-Dr. Arsim Berisha, Zv. Ministër i Shëndetësisë, Republika e Kosovës
-Prof. Dr. Sefedin Muçaj, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
-Dr. Izet Sadiku, Drejtor i Drejtoratit për Shëndetësi, Komuna e Prishtinës
-Dr. Naser Gjonbalaj, Nënkryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës
-Prof. Dr. Arben Beqiri, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Shqipëri
-Prof. Dr. Ilir Hasani, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Maqedoni të Veriut
-Prof. Dr. Mentor Ahmeti, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA
Kjo është hera e parë që solemnisht po e shënojmë ditën e themelimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dhe jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe bashkëpunëtorëve që kontribuan për t’ia dhënë kësaj dite rëndësinë më se të merituar.