1. Shënimin e 17 Dhjetorit si Dita e Themelimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
2. Krijimin e Qendrës së Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
3. Miratimi i emërimit të Kryetarit Themelues të KKK, Kryetarit Pasues të Zgjedhur, Sekretarit, Zyrtarit të Thesarit (me efekt nga Kongresi i V-të Klinik, Shtator 2025). Kësisoj, Kryetar Themelues: Prof. Dr. Rifat Latifi, Kryetar i KKK: Dr. Osman Zhuri, Kryetar Pasues i Zgjedhur: Dr. Violeta Zatriqi; Sekretar: Dr. Luan Jaha, Zyrtar i Thesarit: Dr. Eqrem Shala;
4. Rizgjedhjen e Dr. Sadik Llullaku si Drejtor Ekzekutiv për një mandat tjetër.
5. Zgjedhjen e Dr. Bedri Braha si Nënkryetar të Bordit nga fusha e Kirurgjisë së Përgjithshme/Abdominale.
6. Përfshirjen e përfaqësuesit të Kosova Journal of Surgery, Prof. Dr. Luan Jaha, në Komitetin Ekzekutiv të KKK-së.
7. Miratimin e statuteve të Degëve të Kolegjit për Evropë dhe SHBA.
8. Zyrtarizimin e kursit ATLS Kosova si program i ofruar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, në kuadër të Komitetit për Traumë.
9. Mbajtjen e kursit për kërkime shkencore në bashkëpunim me Kosova Journal of Surgery.
10. Mënyrat e financimit të Kolegjit dhe ngritjes së fondeve.
11. Planifikimin dhe organizimin e konferencave, kongreseve dhe aktiviteteve tjera.
12. Miratimin e Deklaratës për Diversitet, Barazi dhe Përfshirje.