Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka themeluar këtë çmim për të nderuar, çdo vit, bashkorganizatorët dhe/ose bashkëpunëtorët kryesorë në mbajtjen e Kongresit Klinik vjetor dhe ngjarjeve tjera të rëndësishme të KKK.

Ky çmim, në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Tretë Klinik, iu nda Sanford Medical Clinic & Sanford World Clinic, në partneritet me të cilat për herë të parë në Kosovë u organizua Kursi ATLS.

Çmimin në emër të Sanford Medical Clinic & Sanford World Clinic e pranoi Mentor Ahmeti, MD, FACS.

Registration

Forgotten Password?