Punëtoria për Përgaditjen dhe Shkrimin e Punimeve për Publikim në Revistat Shkencore

Me 20 Prill, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt Punëtoria për Përgaditjen dhe Shkrimin e Punimeve për Publikim në Revistat Shkencore.


Në këtë punëtori ligjëruesit shpjeguan në detaje se si duhet konceptuar, dizajnuar dhe shkruar të gjitha pjesët e një punimi shkencor, cilat lloje të punimeve kërkimore janë më me interes për fushën e mjekësisë, si dhe vështirësitë dhe gabimet më të shpeshta të autorëve tanë gjatë shkrimit të një punimi shkencor.

Kjo ngjarje organizohet si Punëtoria e parë e Komitetit për Hulumtime Shkencore në Kirurgji, dhe do të shërbejë për dhënien e njohurive mbi përgatitjen dhe shkrimin e punimeve shkencore, të cilat shkencëtarët e vendit tonë planifikojnë t’i botojnë nëpër revistat e ndryshme shkencore.

Ligjëruesit e punëtorisë ishin:

  • Dr. Dafina Mahmutaj & Dr. Lulzim Vokrri: “Dizajnimi i studimeve klinike”.
  • Dr. Bujar Shabani: “Shkrimi i punimit për publikim në Revistat Shkencore”.
  • Dr. Sadik Llullaku: “Citimi i literaturës për publikimet në Kosova Journal of Surgery”.

Registration

Forgotten Password?