Ky aktivitetet u organizua nga Klinika e Syve (QKUK) në bashkëpunim me Shoqatën e Oftalmologëve të Kosovës, Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës, me 7 nëntor, 2022.
Në këtë seminar tejet cilësor, dy profesorë të njohur nga Qendra Klinike Spitalore në Zagreb, Kroaci, ishin si ligjërues:
- Prof. Dr. Nenad Vukojevic, Klinika e Syve, Qendra Klinike Spitalore (KBC – Klinicki Bolnicki Centar) Zagreb, Kroaci, me ligjëratën “Uveitis-case challenge”, si dhe
- Prof. Dr. Tomislav Jukic, nga po e njëjta Klinikë e Syve, me ligjëratën “Pediatric Retinal Detachment”.
Dy ligjëratat dhe i tërë seminari është transmetuar drejtëpërdrejtë nga ora 10:00 deri 11:45, në të gjitha qendrat rajonale të Telemjekësisë në Kosovë.