Kjo ngjarje u organizua nga Komiteti i Traumës i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, me 29 Mars 2023, me qëllim që mjekët tanë të njihen me fazën më kritike të politraumave dhe trajtimit të tyre sipas parimeve të ATLS të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve.
Simpoziumi ka trajtuar tema të rëndësishme të menaxhimit akut të politraumave, ose lëndimeve të mëdha traumatike në fazën spitalore.:
- Dr. Shqiptar Demaçi: “Damage Control Surgery”;
- Dr. Antigona Hasani: “Damage Control Resuscitation”;
- Dr. Rifat Latifi: “Direct Peritoneal Resuscitation Post Damage Control Surgery for Trauma and Abdominal Catastrophe: Techniques and Outcomes”;
- Dr. Naser Salihu: “Ocular Traumatology”;
- Dr. Bedri Braha: “Abdominal Trauma and Abdominal Compartment Syndrome”;
- Dr. Vlora Podvorica: “The Treatment of Orthopedic Trauma”;
- Dr. Mentor Ahmeti: “ATLS: Principles”;
Përveç ngritjes profesionale individuale, u theksua rëndësia e formimit të ekipeve të traumës, dhe në përgjithësi avokimi për themelimin dhe zhvillimin e Qendrës Traumatologjike te ne. Diskutimi, mes tjerash, kishte për qëllim edhe që të arrihet deri te vendimi për aplikimin e ATLS te ne përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Në këtë simpozium kanë marrë pjesë, 131 Pjesmarrës.