Rreth nesh

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është themeluar si organizatë shkencore dhe avokuese për të udhëhequr avancimin në disiplinat kirurgjike në Kosovë. Si një asociacion shkencor dhe edukativ jofitimprurës, Kolegji u themelua në 2018 për të përmirësuar cilësinë e përkujdesit për pacientin kirurgjik, duke vendosur standardet më të larta të edukimit dhe praktikës kirurgjike.

Kolegji është i përkushtuar për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientit kirurgjik dhe për të avancuar praktikën etike të kirurgjisë.

Kolegji do të punojë së bashku me autoritetet shëndetësore të Kosovës për të standardizuar kujdesin, praktikën dhe protokollet e kujdesit kirurgjik dhe do të punojë për të avancuar agjendat klinike, shkencore dhe kerkimore të Kirurgjisë në Kosovë, në mënyrë që të arrihen standardet botërore.

Misioni i Kolegjit është që të bashkojë të gjithë kirurgët aktiv (përfshirë ata në institucionet akademike dhe spitalet publike, si dhe ata të praktikës private) në të gjithë vendin, specializantët e çdo lëmie kirurgjike dhe studentët e mjekësisë, që do të ndjekin kirurgjinë në të ardhmen. Kjo do të arrihet përmes edukimit të vazhdueshëm të strukturuar, ndërrimeve në protokolle të organizuara përmes komiteteve të ndryshme, duke rritur qasjen kirurgjike për të gjithë pacientët, duke reduktuar komplikimet, si dhe duke përmirësuar rezultatet dhe ulur koston e kujdesit për të gjithë.

1Q5A1974
Buletini V3,1 Plethore

Registration

Forgotten Password?