Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”

Historiku i Çmimit për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”

Çmimi është emërtuar pas njërit ndër personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare. Në përgjithësi, sukseset e mjekësisë në Mitrovicë dhe Kosovë, e në veçanti në lëminë e kirurgjisë, janë të lidhura me emrin e tij. Ai ishte njëri ndër themeluesit dhe mësimdhënësit e parë shqiptarë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë që nga themelimi i paraleleve me mësimdhënie në gjuhën shqipe. Kuadri i mesëm dhe i lartë është produkt i angazhimit dhe punës profesionale të tij.

Për më tepër mbi jetën dhe karrierën e Prof. Dr. Sami Haxhibeqirit mund të lexoni këtu:

https://koscs.org/sq/prof-dr-sami-haxhibeqiri/

Ky çmim jepet për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të individëve të caktuar në avancimin e shkencës, praktikës dhe kirurgjisë në Kosovë.

Çmimi nuk jepet post-mortem dhe i jepet personit më të vjetër në moshë nga të gjithë të nominuarit.

Fituesit e Çmimit për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka ndarë Çmimin për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Dytë Klinik, më 15 Shtator 2022.

Me këtë çmim janë nderuar:

Prof. Dr, Emine Gashi, gjinekologe dhe obstetre, ish-profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë, Prishtinë, ish-Kryeshefe e repartit të Obstetrikës në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike në Prishtinë.

Çmimin dhe punën e karrierën e Prof. Dr. Emine Gashi e ka prezantuar Prof. Ass. Dr. Vlora Ibishi.

Prof.Dr. Emine Gashi duke pranuar çmimin

Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, mjek, neurokirurg, professor, anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Çmimin dhe punën e karrierën e Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr e ka prezantuar Prof.Ass.Dr. Besnik Elshani.

Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, Pu-PH Fr, duke pranuar çmimin

Philip F. Çaushaj MD, PhD, FACS, FACG, FASCRS, kirurg i njohur ndërkombëtarisht i cili është pionier në kirurgjinë laparoskopike të zorrës së trashë dhe rektumit.

Çmimin dhe punën e karrierën e Philip F. Çaushaj MD, PhD, FACS, FACG, FASCRS e ka prezantuar Prof. Dr. Rifat Latifi, Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Ndarja e çmimit për Dr. Çaushaj përbën përjashtim nga rregulli i mosndarjes së çmimit post-mortem*

Sam Çaushaj, djali i Philip F. Çaushaj MD, PhD, FACS, FACG, FASCRS, duke pranuar çmimin në emër të babit të tij

Dr. Isa Saliu, kirurg i përgjithshëm & abdominal.

Çmimin dhe punën e karrierën e Dr. Isa Saliu e ka prezantuar Prof. Dr. Lutfi Zylbeari.

Dr. Isa Saliu duke pranuar çmimin

Registration

Forgotten Password?