HealthFlex
×
  • Rreth nesh
    • Rreth nesh
    • Udhëheqësia
    • Anëtarët e Nderit
    • Komitetet
    • Anëtarësia e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
    • Zotimi i Anёtarit
    • Raportet Vjetore
      • Raporti Vjetor (2021) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2022) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2023) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2024) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
    • Broshura e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • 7 Vitet e Para: Shtegu drejt Përsosmërisë
      • Broshura e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
  • EVM
    • ATLS
      • APLIKACIONI PËR REGJISTRIM NË KURSIN ATLS
      • Broshura: Kursi Advanced Trauma Life Support (ATLS)
      • PËRMBLEDHJE E KURSIT 𝐀DVANCED TRAUMA LIFE SUPPORT (𝐀𝐓𝐋𝐒) NË KOSOVË
    • Program i Kursit Bazik të Laparoskopisë dhe Përdorimit të Energjisë në Laparoskopi 2025
    • IGR
      • Programi i Ciklit të Ligjëratave Mujore: Risitë dhe Sfidat në Kirurgji (2025)
      • Cikli i ligjëratave: Sfidat dhe Risitë në Kirurgji (2024)
      • Cikli i ligjëratave: Sfidat dhe Risitë në Kirurgji (2023)
      • International Grand Rounds
    • TRYEZA SHKENCORE PËR KANCERIN E REKTUMIT: BASHKËPUNIM SHUMËDISIPLINAR PËR TRAJTIM EFEKTIV
    • Kursi i Edukimit Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë
      • Kursi i Edukimit Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Edicioni i Dytë
      • Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza II
      • Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza I
    • Punëtoria: “Rrugët e Vështirësuara të Frymëmarrjes për Anesteziologët dhe Kirurgët”
    • Java e Punëtorive 2022
      • Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji”
    • Seminari: Risitë në Trajtimin e Kancerit të Gjirit në Kirurgjinë Torakale
    • Seminari në disiplinën e Oftalmologjisë
    • Punëtoria: Diabetic Macular Edema – DME and Age-Related Macular Degeneration – AMD
    • Java e Punëtorive 2023
      • Java e Punëtorive e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, 22-26 Maj, 2023
    • Simpoziumi: “Menaxhimi i Politraumave dhe ATLS”
    • Punëtoria për Përgaditjen dhe Shkrimin e Punimeve për Publikim në Revistat Shkencore
    • Punëtoria: Si ta përgatisësh punimin shkencor për një ditë?
  • Lajme
    • Lajme
    • Kolegji në Media
    • Udhëzime
      • Deklaratë e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Diversitet, Barazi dhe Përfshirje (DEI)
      • Deklarata mbi Ngacmimin, Bullizmin, dhe Diskriminimin
    • Buletini
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 4)
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 3)
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 4, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 4)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 3)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 4)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 3)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 1, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 1, Numri 1)
    • Intervista me Kirurgë
      • Intervistë me Prof. Dr. Agron Dogjani – Kursi ATLS ishte një e arritur e shkëlqyer për Kosovën
      • Intervistë me Prof. Ass. Dr. Vlora Ibishi
      • Intervistë me Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA
      • Intervistë me Dr. Bedri Osmanin
      • Intervistë me Dr. Lulzim Vokrri
      • Intervistë me Prof. Ass. Dr. Brikena Dacaj – Elshani
      • Intervistë me Lumnije Kqiku – Biblekaj, MD, DDS, Ph.D
      • Prof. Dr. Syheda Latifi – Hoxha: Aftësia e një pedagogu është të krijojë kuadro me të mirë se vet
      • Intervistë me Prof. Dr. Xhemil Bytyçit-njëri ndër urologët e parë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës
      • Intervistë me Dr. Ali Devaja
      • Intervistë me Prof. Dr. Ilirijana Haxhibeqiri – Karabdiç
      • Intervistë me Dr. Përparim Limani, MD, PhD, FACS, FEBS
      • Intervistë me Dr. Arta Syla & Dr. Fatlume Arifaj
      • Intervistë me Dr. Dile Rrusta
      • Intervistë me Dr. Dardan Muçaj
      • Intervistë me Dr. Mimoza Pllana
  • KJS
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 10, Numri 1, Pjesa 1): Focused Issue – Trauma and Surgical Critical Care
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 9, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 9, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 8, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 8, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 7, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 7, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 6, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 6, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 5, Numri 1)
    • Inaugurimi i Revistёs
    • KJS web
  • Kongreset
    • Kongresi 2021
      • Rreth Kongresit
      • Programi i Kongresit të Parë Klinik
      • Libri i Kongresit të Parë Klinik & Abstraktet
      • Çmimi i Arritjeve Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Workshop
      • Anketa 2021
      • Sponsorët
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Galeria
    • Kongresi 2022
      • Rreth Kongresit
      • Programi i Kongresit
      • Libri i Kongresit të Dytë Klinik & Abstraktet
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Ligjëratat e emërtuara (“state-of-the-art”)
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
      • Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
      • Sponsorët
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Galeria
      • Anketa 2022
    • Kongresi 2023
      • Rreth Kongresit
      • Programi Shkencor i Kongresit të Tretë Klinik
      • Libri i Kongresit të Tretë Klinik & Abstraktet
      • Regjistrimi për prezantues dhe pjesëmarrës
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Tretë Klinik
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
      • Çmimi për Vullnetarizëm
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
      • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2023
      • Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
      • Sponzorët e Kongresit të Tretë Klinik
      • Anketa 2023
    • Kongresi 2024
      • Rreth Kongresit
      • Libri i Kongresit të Katërt Klinik & Abstraktet
      • Propozime për Çmimet e Kongresit të Katërt Klinik
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë – Kongresi i Katërt Klinik
      • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Katërt Klinik
      • Programi Shkencor i Kongresit të Katërt Klinik
      • Programi i Simpoziumit të Traumës “Prof. Rao Ivatury”
      • Programi i Simpoziumit Satelit: Rrugëtim drejt themelimit të Qendrës së Gjirit në Kosovë
      • Programi i Simpoziumit “Trajtimi Bashkëkohor i Plagës”
      • Simpozium Satelit & Punëtori mbi Kirurgjinë e Hapur dhe Endovaskulare
      • Bashkëpunimi me Sponsorë
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” – Kongresi i Katërt Klinik
      • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2024
      • Çmimi: Specializant/e i/e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” – Kongresi i Katërt Klinik
      • Sponsorët e Kongresit të Katërt Klinik
      • Çmimet për Prezantimet më të mira – Kongresi i Katërt Klinik
      • Galeria – Kongresi i Katërt Klinik
  • Kongresi 2025
    • Rreth Kongresit
    • FJALA E MIRËSEARDHJES NGA PROF. DR. RIFAT LATIFI
    • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë – Kongresi i Pestë Klinik
    • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Pestë Klinik
    • Programi Shkencor Final i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
    • Libri i Abstrakteve & Programi i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
    • Simpoziumi i Dytë ‘Profesor Rao Ivatury’ për Traumën, Kujdesin Intensiv, dhe Djegiet
    • Programi i Simpoziumit Satelit: Trajtimi Bashkëkohor i Kancerit të Gjirit
    • Punëtoria e Djegies
    • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” – Kongresi i Pestë Klinik
    • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2025
    • Çmimi: Specializant/e i/e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” – Kongresi i Pestë Klinik
    • Bashkëpunimi me Sponsorë
    • Hoteli
    • Guidë Turistike e Prishtinës
  • Anëtarësohu
  • SQ
  • EN

Intervistë me Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA

Intervistë me Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA
28 Korrik, 2023

Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti: Emërimi i Nënkryetarëve për diasporë nga Kolegji do të ndikojë pozitivisht në angazhimin e profesionistëve shqiptarë.


Organizimet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, sipas Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, në rend të parë të Kongresit Klinik, jo vetëm që forcojnë cilësinë e shërbimit shëndetësor në Kosovë, por gjithashtu reflektojnë talentin e kirurgëve kosovarë në rajon dhe më tej.

Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, i cili është Drejtor i Çështjeve Akademike dhe Kërkimore, Drejtor i Asociuar për Specializantë, Shef i Shërbimit të Traumës në Sanford Medical Center në Fargo, North Dakota, Kryetar Pasues i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, Dega e Dakotës së Veriut, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA, tha se “jam i bindur që edukimi shëndetësor në Kosovë dhe Shqipëri duhet të çkapet nga nevoja për ndihmë të jashtme, dhe të pavarësohet si një sistem edukativ vetanak i nivelit të lartë”.

Në një intervistë për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, ai konsideron se organizimi i Kongresit është në nivel botëror, dhe shpreson se me kohë do të shoh më shumë pjesëmarrje aktive të specializantëve kirurgjik, me prezantimet e punës së tyre shkencore. Ai shtoi se iniciativa e fundit e Kolegjit për caktimin e Nënkryetarëve për diasporë, do të ndikojë pozitivisht për informimin dhe angazhimin e mëtejmë të profesionistëve të interesuar shqiptar në diasporë.

– Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është në përgatitje për Kongresin e radhës. Ju do të merrni pjesë në Kongresin e Tretë Klinik të KKK-së, që do të mbahet sivjet më 12-15 Tetor. Si e vlerësoni zhvillimin e dy Kongreseve të mëparshme të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës?

Dr. Ahmeti: Kam pasur nderin të marr pjesë në Kongresin e Parë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dhe jam impresionuar me nivelin e organizimit dhe frymëzuar me cilësinë e prezantimeve dhe interesin e kirurgëve të Kosovës në pjesëmarrje. Organizimet e tilla të Kolegjit, jo vetëm që forcojnë cilësinë e shërbimit shëndetësor në Kosovë, mirëpo gjithashtu reflektojnë talentin e kirurgëve kosovarë në rajon dhe më tej.

– Çfarë sugjeroni që në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës të jetë më ndryshe?

Dr. Ahmeti: Sinqerisht konsideroj që organizimi i Kongresit është në nivel botëror. Shpresoj, që me kohë do të shoh më shumë pjesëmarrje aktive të specializantëve kirurgjik, me prezantimet e punës së tyre shkencore.

– Meqë qëllimi i Kolegjit të Kirurgëve është të mbledh afër vetës kirurgët botëror, e sidomos të diasporës shqiptare, sa mendoni se kirurgët shqiptarë janë në dijeni për misionin dhe aktivitetet e KKK-së?

Dr. Ahmeti: Unë personalisht si anëtar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës jam mirë i njoftuar me misionin dhe punën e suksesshme të Kolegjit. Mendoj që iniciativa e fundit e Kolegjit për emërimin e Nënkryetarëve për diasporë do të ndikojë pozitivisht për informimin dhe angazhimin e mëtejmë të profesionistëve të interesuar shqiptarë në diasporë.

– Kirurgët shqiptarë kanë arritur shumë suksese në shkencë dhe në punën e tyre në vende të ndryshme të botës. Megjithatë, angazhimi i tyre në vendin e origjinës mbetet i pamjaftueshëm. Si mendoni se ata mund të angazhohen dhe të kontribuojnë më shumë në Kosovë?

Dr. Ahmeti: Nuk mendoj që angazhimi i kirurgëve shqiptarë të diasporës në Kosovë mund të cilësohet si i pamjaftueshëm. Duhet të kuptohet se kirurgët në diasporë kanë karrierën e tyre, familjet e tyre, rrethin dhe jetën e përditshme dhe koha e lirë është shumë e kufizuar ose jo-ekzistente. Ndikimi i tyre aplikohet nëpërmjet vet emrit të përveçëm të tyre në rrethet profesionale ku ekzistojnë. Në mënyrë që të arrihet një nivel profesional dhe ekpertizë, duhet të paktën dy dekada të impenjimit maksimal profesional-shkencor në institucionet e jashtme, për të ndërtuar ndikimin që pastaj të kontribuohet në atdhe. Diaspora jonë profesionale ka një histori shumë të shkurtër. Në vitet e ‘80 kanë qenë 1-2 kirurgë në diasporë, në të ‘90 më pak se 10 kirurgë. Angazhimi i gjeneratave të reja do të shihet së shpejti – nuk kam dyshim.

– Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për bazë edukimin e vazhdueshëm të specialistëve të disiplinave të ndryshme kirurgjike, si dhe specializantëve dhe studentëve të kirurgjisë, përmes kurseve, punëtorive dhe komiteteve. Sa jeni ju i gatshëm të kontribuoni në këtë drejtim?

Dr. Ahmeti: Unë kam gatishmëri të vazhdueshme të kontribuoj në edukimin e profesionistëve shëndetësor në Kosovë. Si dëshmi është pjesëmarrja ime në Kongresin e Parë, pjesëmarrja në Simpoziumin e Traumës dhe së fundmi organizimi i parë i kursit Advanced Trauma Life Support (ATLS) Kosova, që konsiderohet si standardi më i lartë i certifikimit për shërbimin e traumës. Pres me entuziazëm pjesëmarrjen në Kongresin e Tretë!

Duke përmendur këtë, dua gjithashtu të shpreh filozofinë time të edukimit, ku unë jam i bindur që edukimi shëndetësor në Kosovë dhe Shqipëri duhet të çkapet nga nevoja për ndihmë të jashtme dhe të pavarësohet si një sistem edukativ vetanak i nivelit të lartë. Jam i bindur që kjo do të realizohet nga profesionistët e mrekullueshëm vendorë gjatë një procesi afatgjatë.

 

Eventet dhe Publikimet e fundit

  • Dr. Muharrem Hajdari
  • Këshilli Organizativ dhe Shkencor i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
  • KONGRESI I PARË KLINIK I KIRURGËVE SHQIPTARË
  • Kryetari i KKK merr pjesë në diskutimet kyçe në Kongresin Evropian të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente në Aachen, Gjermani
  • Punëtoria e Parë mbi Botimin Kirurgjik nga Kolegji Ndërkombëtar i Kirurgëve (ICS) – Dega e SHBA-së, e udhëhequr nga Prof. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (KCS)

Newsletter Subscribe

+383 45 793 067

[email protected]

https://koscs.org

Telemjekësia, QKUK, 10000, Prishtinë, Kosovë

Congress 2025

  • THE FIRST CLINICAL CONGRESS OF ALBANIAN SURGEONS
  • WELCOME ADDRESS BY PROF. DR. RIFAT LATIFI
  • International Guest Speakers – 5th Clinical Congress
  • State-of-the-art Lectures – Fifth Clinical Congress
  • Final Scientific Program of the First Clinical Congress of Albanian Surgeons
  • Abstract Book & Program of the First Clinical Congress of the Albanian Surgeons
  • The Second Professor Rao Ivatury Trauma, Critical Care, and Burns Symposium
  • Program of the Satellite Symposium: Contemporary Treatment of Breast Cancer
  • Lifetime Achievement Award “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri” – Fifth Cilnical Congress
  • “Leadership by Example” Award – Fifth Clinical Congress
  • “Excellent Partnership” Award
  • Award for Voluntarism – Fifth Clinical Congress
  • “Publication and Innovation of the Year” Award – Fifth Clinical Congress
  • Distinguished Members of the Kosova College of Surgeons for 2025
  • Distinguished Resident “Prof. Dr. Preveza Abrashi” Award – Fifth Clinical Congress
  • Cooperation with Sponsors
  • Location & Venue
  • Prishtina Travel Guide
Copyright © 2025 All rights reserved KOSCS
Powered by PAPINGU