Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”

Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”, është çmim që i dedikohet veçanërisht kirurgëve tanë nga jashtë vendit të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë për kirurgjinë në vend, si dhe kirurgëve vendorë që kanë dhënë poashtu kontribut për kirurgjinë dhe më gjerë.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka ndarë për herë të parë Çmimin “Udhëheqja përmës Shembullit”, në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Dytë Klinik, më 15 Shtator 2022.

Me këtë çmim janë nderuar:

Rifat Latifi MD, FACS, FICS, FCKS, Kryetar dhe Profesor i përhershëm i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut, Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor në Rrjetin Shëndetësor të Qendrës Mjekësore Westchester, Anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve (ICS), Themelues dhe Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Kryeredaktor i “Kosova Journal of Surgery”, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës (16 nëntor 2021 – 6 tetor 2022).

Çmimin dhe punën e karrierën e Rifat Latifi, MD, FACS, FICS, FCKS e ka prezantuar Dr. Osman Zhuri.

Rifat Latifi MD, FACS, FICS, FCKS, duke pranuar çmimin.

Emir Haxhija MD, PhD, FEBPS, Anëtar i Bordit Evropian të Kirurgjisë Pediatrike, Profesor i Asociuar të Kirurgjisë Pediatrike dhe Adoleshencës në Universitetin Mjekësor Graz, Austri, Kirurg ekspert në kurse specifike në fushat e kirurgjisë së të porsalindurve, kirurgjisë minimale invazive, traumës pediatrike, plastikës pediatrike dhe kirurgjisë rindërtuese, kirurgjisë abdominale pediatrike dhe kirurgjisë pediatrike torakale.

Çmimin dhe punën e karrierën e Prof. Dr. Emir Haxhija e ka prezantuar Dr. Nexhmi Hyseni.

Lumnije Kqiku- Biblekaj MD, DDS, Ph.D., hulumtuese e lartë shkencore në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Zagrebit, si dhe në vitin 2010 në Universitetin Mjekësor të Tübingen-it, Gjermani, ligjëruese e lartë për studentët e Mjekesisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike, Udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare, Prodekane per Studimet e doktoraturës ne seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore per CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies).

Çmimin dhe punën e karrierën e Prof. Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj e ka prezantuar Prof. Ass. Mergime Loxha.

Lumnije Kqiku- Biblekaj MD, DDS, Ph.D., duke pranuar çmimin.

Avdyl Krasniqi MD. PhD., Mjek, kirurg dhe Profesor i Asocuar. Punoi kirurg në Repartin e Kirurgjisë Abdominale, kirurg në Spitalin Fushor të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Kirurg konsultant në Repartin e Kirurgjisë Abdominale në QKUK.

Çmimin dhe punën e karrierën e Prof. Dr. Avdyl Kransiqi e ka prezantuar Astrit Hamza, MD, Phd.

Registration

Forgotten Password?