Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji”

 

Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji” e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës u mbajt me datat 23-26 Maj 2022 dhe gjithsej zgjati 4 ditë (nga një ditë për secilën nga këto lëmi kirurgjike).


Programi i Javës së Punëtorive ishte i menduar në këtë mënyrë: dy ligjërata nga dy ligjërues eminentë në secilën punëtori, ndjekur nga ligjërata e ekspertit të kompanisë mbi instrumentariumin (instrumentariumi është siguruar nga kompania Storz), ligjërata nga ligjëruesi për ultratingullin, si dhe nga pjesa praktike në të cilën secili pjesëmarrës do të ushtrohej në fantom dhe ultrazë (sipas kohës së caktuar për secilin). Numri total i pjesëmarrësve ishte 172.

Dita e parë (23 Maj 2022) e Javës së Punëtorive të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dedikuar intervenimeve laparoskopike dhe ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme, u përcoll nga katër ligjërata të shkëlqyeshme të ekspertëve vendorë dhe të huaj, si dhe nga pjesa e trajnimeve në fantome dhe ultrazë. Ligjëratat e kësaj dite përfshin “Kirurgjinë Robotike Abdominale” (Prof. Dr. Rifat Latifi), “Eksplorimin Laparoskopik të Kanalit të Përbashkët Biliar për Trajtimin e Gurëve të Kanalit të Përbashkët Biliar: Opsionet dhe Strategjitë e reja për Trajtim” (Prof. Dr. Arben Beqiri), “Instrumentariumin në Laparoskopinë Abdominale” (Blaž Bradač), si dhe “Ultrasonografinë e Pankreasit” (Dr. Sci. Gëzim Lipoveci).

Dita e dytë iu dedikua “Intervenimeve Endoskopike në Urologji dhe Ultrazërit” dhe u mbajtë me 24 Maj 2022. Si ligjërues kanë qenë Prof. Ass. Petrit Nuraj me temën “Endoskopia Urologjike”, Dr. Ajet Xhafaj, me temën “Ndëhyrjet më të fundit Minimale në Urologji – Eksperienca jonë në Ndërhyrjet me Laparoskopi në Urologji”, Blaž Bradač me “Instrumentariumi në Endoskopinë Urologjike”, si dhe Dr. Destan Kryeziu me “Ultrasonografia e Veshkave”.

“Intervenimet Laparoskopike në Kirurgjinë e Fëmijëve dhe Ultrazëri” ishin fokusi i ditës së tretë (25 Maj), në të cilën Dr. Xhevdet Ademaj ligjëroi për “Mini-laparoskopinë në Kirurgjinë Neonatale”dhe “Aspekte të Përgjithshme Laparoskopike”, Blaž Bradač për “Instrumentariumin në Laparoskopinë e Kirurgjisë së Fëmijëve”, si dhe Prof. Dr. Nexhmi Hyseni për “Ultrasonografinë në Emergjencën Pediatrike”.

Dita përmbyllëse e Javës së Punëtorive të Kolegjit të Kirurgëvë të Kosovës (26 Maj 2022) iu dedikua “Intervenimeve Laparoskopike në Gjinekologji dhe Ultrazëri”. Prof. Dr. Alban Neziri me temën “Laparoskopia në Onkologjinë Gjinekologjike”, Prof. Ass. Merita Krasiniqi me temën “Roli i Laparoskopisë në Gjinekologjinë Operative”, Blaž Bradač me “Instrumentariumi në Laparoskopinë Gjinekologjike”, si dhe Prof. Dr. Selami Sylejmani me temën “Ultrasonografia në Gjinekologji” ishin ligjëruesit e ditës së katërt të Javës së Punëtorive.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës synon ta kthej në event të përvejtshëm Javën e Punëtorive, duke ua dedikuar çdo vit katër lëmive të ndryshme kirurgjike ditët e punëtorive.

Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji”:

Registration

Forgotten Password?