Seminari: Risitë në Trajtimin e Kancerit të Gjirit në Kirurgjinë Torakale

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, së bashku me Shoqatën e Kirurgëve Torakalë të Kosovës, si dhe Komitetin për Kancer të Gjirit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, organizuan seminarin: Risitë në Trajtimin e Kancerit të Gjirit në Kirurgjinë Torakale.


Në këtë seminar ligjërues kanë qenë :

  • Dr. Bedri Osmani, Kryetar i Shoqatës së Kirurgëve Torakale dhe i Komitetit për Kancer të Gjirit, me temën: Kanceri i Gjirit,
  • Prof. Ass. Dr. Shqiptar Demaçi me temën: Trajtimi i Kancerit të Gjirit në Kirurgjinë Torakale,
  • Phd cand., Dr. Avni Behluli – mr.sc., me temën “Intervenimet Kursyese në Trajtimin e Kancerit të Gjirit;
  • Dr. Fitim Selimi mr.sc., me temën “Intervenimet Radikale në Trajtimin e Kancerit të Gjirit”, si dhe
  • Phd.cand., Dr. Frederik Çuperjani me temën “Trajtimi Paliativ i rasteve me Kancer të Gjirit”.

Ky seminar u mbajt më 28 tetor, në ora 12:00-14:00, në Amfiteatrin e Telemjekësisë, në QKUK, Prishtinë.

Registration

Forgotten Password?