Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka themeluar këtë çmim për të nderuar, çdo vit, bashkorganizatorët dhe/ose bashkëpunëtorët kryesorë në mbajtjen e Kongresit Klinik vjetor.
Ky çmim, për herë të parë, iu nda Odës së Mjekëve të Kosovës në shënjë mirënjohje për partneritet të shkëlqyer. Çmimin e pranoi Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu.