ҪMIMI “PUBLIKIMI DHE INOVACIONI I VITIT” PËR PROF. ASOC. QËNDRESË DAKA
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës kishte kënaqësinë që çmimin “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” sivjet t’i jepet Prof. Asoc. Qëndresë Daka, kirurge oftalmologe, për shkak të arriturave të saj të jashtëzakonshme përgjatë periudhës mes dy kongreseve tona.
Veprimtaria e Dr. Daka, titujt, të arriturat dhe përgjegjësitë që ajo i ka marr përsipër gjatë kësaj periudhe, na bëjnë të gjithëve krenarë, dhe janë shëmbëlltyrë e shkëlqyeshme e një anëtari të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, gjersa Dr. Qëndresë Daka është edhe Fellow of European Board of Ophthalmology.
Më poshtë i gjeni të përmbledhura të arriturat profesionale/shkencore të Dr. Daka për këtë periudhë:
- Autore e parë e kapitullit “Angle-Closure Glaucoma: Epidemiology, Pathophysiology and Clinical Impact” në librin “The Science of Glaucoma Management: From Translational Research to Next-Generation Clinical Practice” nga Elsevier Science. ISBN: 9780323884426. Një bashkëpunim i ekspertëve botëror të fushës për të përmbledhur të dhënat nga hulumtimet aktuale bazike dhe teknologjike për aplikim potencial në praktikën klinike.
- Autore e parë e punimit “Home-Based Perimetry for Glaucoma: Where Are We NoW? e botuar nga J Glaucoma.me IF 2.29, revistë zyrtare e Shoqatës Botërore të Glaukomës. Një bashkëpunim me ekspertët e fushës për aplikimin e inovacioneve teknologjike në detektim, monitorim dhe trajtim medikamentoz/kirurgjik në distancë të glaukomës.
- Fituese e grantit të Shoqatës Europiane për Kirurgji Refraktive dhe Kataraktë për Systematic Revieë Aëard 2022 “Effectiveness of intraocular lenses designed to correct presbyopia after cataract surgery and patient-reported optical aberrations”. Protokoli i hulumtimit i regjistruar në National Institute for Health Research.
- Bashkëautore e protokollit të hulumtimit të grupit Cochrane Eyes & Vision “Prognostic factors for predicting progression of open angle glaucoma in adults” të indeksuar në Cochrane Database of Systematic Reviews 2022 me IF 11.87 që ka për qëllim identifikimin e faktorëve të riskut për progredimin e sëmundjes së glaukomës tek të rriturit. Një bashkëpunim me ekspertët e fushës nga Mbretëria e bashkuar dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës.
- Bashkëautore e punimit “Identifying important questions for Cochrane systematic reviews in Eyes and Vision: Report of a priority setting exercise” të botuar në Cochrane Evidence Synthesis and Methods që ka për qëllim identifikimin e pytjeve për të cilat është e nevojshme të bëhen hulumtime në oftalmologji. Një punim i realizuar nga anëtarët e grupit Cochrane Eyes & Vision.
- Autore e parë e punimit “Exploring the Relationship Between Anti-VEGF Therapy and glaucoma: Case-series and literature review on evidence for implications on management strategies” që është pranuar në revistën Journal of Clinical Medicine me IF 4.96. Një bashkëpunim me ekspertët nga Universiteti i Kopenhagës dhe Universiteti i Lubjanës për mekanizmat e mundshëm patofiziologjik.
- Realizimi i punës hulumtuese për projektet: “Relationship Between Anti-VEGF Therapy and Glaucoma”, “Retinal ganglion cell function and perfusion folloëing intraocular pressure reduction in patients ëith glaucoma and ocular hypertension”, dhe “Glaucoma fellowship in the European Union” në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë.
- Fituese e grantit të Shoqatës Europiane të Glaukomës për kërkime dhe trajnim professional 2022.
- E përzgjedhur nga Shoqata Evropiane e Glaukomës si Partnere e Gjeneratës së Ardhshme për të implementuar misionin dhe vizionin e shoqatës.
- Fituese e titullit profesional Fellow of European Board of Ophthalmology, diplomë që lëshohet nga Bordi Europian i Oftalmologjisë për praktikimin e punës profesionale në të gjitha vendet e Bashkimit Europian për kandidatët që plotësojnë standardet.
- Antarësimi si eksperte në grupin hulumtues Cochrane Eyes & Vision, pjesë e rrjetit ndërkombëtar Cochran që ka për qëllim sintetizimin e evidencës më të mirë nga hulumtimet për të ndihmuar vendimmarjen në mjekësi pa përdorimin e fondeve komerciale apo atyre që mund të kenë konflikt interesi.
- E përzgjedhur anëtare e grupit punues të Bashkëpunimit Europian për Shkencë dhe Teknologji (COST) për promovimin e kujdesit geriatrik në vendet ku nuk është i zhvilluar në kuadër të projektit PROGRAMMING CA21122.
- Fituese e grantit dhe shpërblimit të “Research-based Learning”. Shpërblim i Agjencionit Austriak për Zhvillim dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë për aplikimin e mësimëdhënies të bazuar në hulumtim. Tri punime nga tri grupet e studentëve janë pranuar dhe prezentuar në konferencën internacionale te shkencës ICNA-STA dhe një prezentim si prezentuese e ftuar në konferencën EVER.
- Ligjëruese e ftuar në Shkollën e 19 të Glaukomës në Slloveni.
- Ligjëruese e ftuar në Pan-Ireland Ophthalmology Day në Irlandë.
- Trajnere e modulit “Shkathtësitë e prezantimit” për mësimëdhënësit në arsimin e lartë të organizuara nga QPM-UP si trajnere e çertifikuar nga programi bashkëpunues World Learning/MASHT/USAID.
- Mentore në programin “K-GENU”, program mentorues për të rinjët i organizuar nga UNICEF dhe Mentoring our Future.
Rezyme e shkurtër e Prof. Asoc. Qëndresë Daka
Prof. Asoc. Qëndresë Daka është mësimëdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës dhe oftalmologe në Klinikën e Syve, QKUK. Ajo është trajnere e çertifikuar për mësimëdhënie në arsimin e lartë nga World Learning, specialiste e çertifikuar për glaukomën nga Shoqata Europiane e Glaukomës, dhe ka përfunduar provimin Europian për Oftalmologji ndaj dhe mban titullin FEBO.
Dr. Daka është autore në grupin Cochrane Eyes & Vision, partenere e gjeneratës së ardhshme në Shoqatën Evropiane të Glaukomës, dhe bashkëpunëtore –hulumtuese në Shoqatën e Kirugjisë së Kataraktës dhe Refraktive. Në cilësinë e oftalmologes dhe hulumtueses ka punuar në: Universitetin Ludwig Maximilian në Mynih, Gjermani; Universitetin La Sapienza në Romë, Itali; Universitetin e Lubjanës në Lubjanë, Slloveni; dhe Queen’s University Belfast në Belfast, Mbretëri e Bashkuar. Është prezentuese e Kosovës në programin “Programming” të COST, autore e disa artikujve shkencorë dhe librave për sëmundjen e glaukomës.
Dr. Daka është fituese e shumë bursave, granteve, dhe projekteve ndërkombëtare nga Oftalmologjia. Ajo është themeluese e OJQ-së vendore “Instituti Kosovar i Syrit” që ka qëllim promovimin e shëndetit të syve dhe aktualisht bartëse e projektit “Mësimëdhënia e bazuar në hulumtim” në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo është mentore vullnetare në programin K-GENU të UNICEF, nënkryetare e shoqatës së miqësisë Kosovë-Austri, dhe anëtare në Kosovo United States Alumni.