UDHËZIMET PËR DËRGIMIN E ABSTRAKTEVE
- Trupi i abstraktit (duke mos përfshirë titullin e abstraktit dhe radhën e autorëve) nuk guxon të kalojë 300 fjalëshin.
- Grafikonet, fotot dhe/ose tabelat janë të pranueshme. Nuk duhet të ketë emra identifikues të pacientëve, të dhëna apo tipare të fytyrës.
- Formati i videove: Nuk guxon të kalojë 5 minutëshin. Zëri është opsional. Pranohen vetëm formatet MOV ose MP4.
Duhet të plotësoni të dhënat e mëposhtme para së të dorëzoni abstraktin tuaj:
- Kontaktin primar dhe informatat e prezantuesit (emri, adresa, numri i telefonit dhe e-mail adresa)
- Emri dhe e-mail adresa e anëtarit sponsor
- Lista e autorëve
- Përmbajtja e abstraktit (300 fjalë ose më pak)
- Përdorni fontin Times New Roman, madhësia 12
- Ju lutemi sigurohuni që të mos ketë gabime gramatikore
- Dy pyetje vetëvlerësuese dhe përgjigje për CME në rast se punimi juaj pranohet për prezantim oral apo Quick-shot.
Data e fundit për dërgim: 30 Qershor 2024, në mesnatë. Asnjë abstrakt nuk do të pranohet pas kësaj date.
Njoftimi i autorëve: 15 Korrik 2024
Manuskriptet për prezantimet orale: 30 Qershor 2024. Do të tentohet që punimet të publikohen në Revistën Shkencore dhe në librin Klinik të Abstrakteve.
VËREJTJE: Abstraktet, posterët apo videot që janë prezantuar dhe publikuar më parë, nuk do të pranohen.