Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Tretë Klinik

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka themeluar Çmimin për Vullnetarizëm, për të nderuar kirurgët tanë të cilët në baza vullnetare punojnë për të avansuar kirurgjinë në vendin tonë, qoftë përmes punës direkte me pacientë apo përmes edukimit të vazhdueshëm profesional.

Ky çmim për herë të parë iu nda Dr. Arsim Thaqi, në Darkën Gala të Kongresit të Tretë Klinik, të mbajtur me 14 Tetor 2023.

Dr. Arsim Thaqi është specialist i Otolaringologjisë, kirurgjisë së kokës dhe qafës si dhe gjithashtu specialist i mjekësisë së gjumit. Ai ka qenë Zëvendës Drejtor në departamentin e ORL, Villingen-Schwenningen-Gjermani, Drejtor në Departamentin e Otolaringologjisë, Prishtinë- Kosovë. Dr. Thaqi është anëtar i Akademisë Sinus Berlin, si dhe studiues vizitor në Universitetin Shtetëror të Ohajos/ Qendrën Mjekësore Wexner, Columbus- SHBA.

Dr. Thaqi ka punuar në baza vullnetare në Klinikën e ORL-së, në QKUK, duke trajtuar pacientë të shumtë.

Dr. Arsim Thaqi duke pranuar çmimin.

Registration

Forgotten Password?