HealthFlex
×
  • Rreth nesh
    • Rreth nesh
    • Udhëheqësia
    • Anëtarët e Nderit
    • Komitetet
    • Anëtarësia e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
    • Zotimi i Anёtarit
    • Raportet Vjetore
      • Raporti Vjetor (2021) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2022) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2023) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • Raporti Vjetor (2024) i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
    • Broshura e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
      • 7 Vitet e Para: Shtegu drejt Përsosmërisë
      • Broshura e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
  • EVM
    • ATLS
      • APLIKACIONI PËR REGJISTRIM NË KURSIN ATLS
      • Broshura: Kursi Advanced Trauma Life Support (ATLS)
      • PËRMBLEDHJE E KURSIT 𝐀DVANCED TRAUMA LIFE SUPPORT (𝐀𝐓𝐋𝐒) NË KOSOVË
    • Program i Kursit Bazik të Laparoskopisë dhe Përdorimit të Energjisë në Laparoskopi 2025
    • IGR
      • Programi i Ciklit të Ligjëratave Mujore: Risitë dhe Sfidat në Kirurgji (2025)
      • Cikli i ligjëratave: Sfidat dhe Risitë në Kirurgji (2024)
      • Cikli i ligjëratave: Sfidat dhe Risitë në Kirurgji (2023)
      • International Grand Rounds
    • TRYEZA SHKENCORE PËR KANCERIN E REKTUMIT: BASHKËPUNIM SHUMËDISIPLINAR PËR TRAJTIM EFEKTIV
    • Kursi i Edukimit Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë
      • Kursi i Edukimit Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Edicioni i Dytë
      • Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza II
      • Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza I
    • Punëtoria: “Rrugët e Vështirësuara të Frymëmarrjes për Anesteziologët dhe Kirurgët”
    • Java e Punëtorive 2022
      • Java e Punëtorive “Intervenimet Endoskopike-Laparoskopike dhe Aplikimi i Ultrazërit në Kirurgjinë e Përgjithshme – Urologji – Kirurgjinë e Fëmijëve – Gjinekologji”
    • Seminari: Risitë në Trajtimin e Kancerit të Gjirit në Kirurgjinë Torakale
    • Seminari në disiplinën e Oftalmologjisë
    • Punëtoria: Diabetic Macular Edema – DME and Age-Related Macular Degeneration – AMD
    • Java e Punëtorive 2023
      • Java e Punëtorive e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, 22-26 Maj, 2023
    • Simpoziumi: “Menaxhimi i Politraumave dhe ATLS”
    • Punëtoria për Përgaditjen dhe Shkrimin e Punimeve për Publikim në Revistat Shkencore
    • Punëtoria: Si ta përgatisësh punimin shkencor për një ditë?
  • Lajme
    • Lajme
    • Kolegji në Media
    • Udhëzime
      • Deklaratë e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Diversitet, Barazi dhe Përfshirje (DEI)
      • Deklarata mbi Ngacmimin, Bullizmin, dhe Diskriminimin
    • Buletini
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 4)
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 3)
      • BULETINI I KOLEGJIT TË KIRURGVËVE TË KOSOVËS (VËLLIMI 4, NUMRI 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 4, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 4)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 3)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 3, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 4)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 3)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 2, Numri 1)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 1, Numri 2)
      • Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (Vëllimi 1, Numri 1)
    • Intervista me Kirurgë
      • Intervistë me Prof. Dr. Agron Dogjani – Kursi ATLS ishte një e arritur e shkëlqyer për Kosovën
      • Intervistë me Prof. Ass. Dr. Vlora Ibishi
      • Intervistë me Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA
      • Intervistë me Dr. Bedri Osmanin
      • Intervistë me Dr. Lulzim Vokrri
      • Intervistë me Prof. Ass. Dr. Brikena Dacaj – Elshani
      • Intervistë me Lumnije Kqiku – Biblekaj, MD, DDS, Ph.D
      • Prof. Dr. Syheda Latifi – Hoxha: Aftësia e një pedagogu është të krijojë kuadro me të mirë se vet
      • Intervistë me Prof. Dr. Xhemil Bytyçit-njëri ndër urologët e parë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës
      • Intervistë me Dr. Ali Devaja
      • Intervistë me Prof. Dr. Ilirijana Haxhibeqiri – Karabdiç
      • Intervistë me Dr. Përparim Limani, MD, PhD, FACS, FEBS
      • Intervistë me Dr. Arta Syla & Dr. Fatlume Arifaj
      • Intervistë me Dr. Dile Rrusta
      • Intervistë me Dr. Dardan Muçaj
      • Intervistë me Dr. Mimoza Pllana
  • KJS
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 10, Numri 1, Pjesa 1): Focused Issue – Trauma and Surgical Critical Care
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 9, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 9, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 8, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 8, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 7, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 7, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 6, Numri 2)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 6, Numri 1)
    • Kosova Journal of Surgery (Vëllimi 5, Numri 1)
    • Inaugurimi i Revistёs
    • KJS web
  • Kongreset
    • Kongresi 2021
      • Rreth Kongresit
      • Programi i Kongresit të Parë Klinik
      • Libri i Kongresit të Parë Klinik & Abstraktet
      • Çmimi i Arritjeve Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Workshop
      • Anketa 2021
      • Sponsorët
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Galeria
    • Kongresi 2022
      • Rreth Kongresit
      • Programi i Kongresit
      • Libri i Kongresit të Dytë Klinik & Abstraktet
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Ligjëratat e emërtuara (“state-of-the-art”)
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
      • Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
      • Sponsorët
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Galeria
      • Anketa 2022
    • Kongresi 2023
      • Rreth Kongresit
      • Programi Shkencor i Kongresit të Tretë Klinik
      • Libri i Kongresit të Tretë Klinik & Abstraktet
      • Regjistrimi për prezantues dhe pjesëmarrës
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
      • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Tretë Klinik
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
      • Çmimi për Vullnetarizëm
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
      • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2023
      • Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
      • Sponzorët e Kongresit të Tretë Klinik
      • Anketa 2023
    • Kongresi 2024
      • Rreth Kongresit
      • Libri i Kongresit të Katërt Klinik & Abstraktet
      • Propozime për Çmimet e Kongresit të Katërt Klinik
      • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë – Kongresi i Katërt Klinik
      • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Katërt Klinik
      • Programi Shkencor i Kongresit të Katërt Klinik
      • Programi i Simpoziumit të Traumës “Prof. Rao Ivatury”
      • Programi i Simpoziumit Satelit: Rrugëtim drejt themelimit të Qendrës së Gjirit në Kosovë
      • Programi i Simpoziumit “Trajtimi Bashkëkohor i Plagës”
      • Simpozium Satelit & Punëtori mbi Kirurgjinë e Hapur dhe Endovaskulare
      • Bashkëpunimi me Sponsorë
      • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”- Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Katërt Klinik
      • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” – Kongresi i Katërt Klinik
      • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2024
      • Çmimi: Specializant/e i/e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” – Kongresi i Katërt Klinik
      • Sponsorët e Kongresit të Katërt Klinik
      • Çmimet për Prezantimet më të mira – Kongresi i Katërt Klinik
      • Galeria – Kongresi i Katërt Klinik
  • Kongresi 2025
    • Rreth Kongresit
    • FJALA E MIRËSEARDHJES NGA PROF. DR. RIFAT LATIFI
    • Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë – Kongresi i Pestë Klinik
    • Ligjëratat e Emërtuara – Kongresi i Pestë Klinik
    • Programi Shkencor Final i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
    • Libri i Abstrakteve & Programi i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
    • Simpoziumi i Dytë ‘Profesor Rao Ivatury’ për Traumën, Kujdesin Intensiv, dhe Djegiet
    • Programi i Simpoziumit Satelit: Trajtimi Bashkëkohor i Kancerit të Gjirit
    • Punëtoria e Djegies
    • Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”- Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi për Vullnetarizëm – Kongresi i Pestë Klinik
    • Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit” – Kongresi i Pestë Klinik
    • Anëtarët e Dalluar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për vitin 2025
    • Çmimi: Specializant/e i/e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” – Kongresi i Pestë Klinik
    • Bashkëpunimi me Sponsorë
    • Hoteli
    • Guidë Turistike e Prishtinës
  • Anëtarësohu
  • SQ
  • EN

Intervistë me Dr. Përparim Limani, MD, PhD, FACS, FEBS

Intervistë me Dr. Përparim Limani, MD, PhD, FACS, FEBS
11 Korrik, 2023
Dr. Përparim Limani: Aktivitetet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, thelbësore për njohuri të reja për kirurgët shqiptarë në Kosovë


Dr. Përparim Limani, Specialist në Departamentin e Kirurgjisë dhe Transplantimit në Spitalin Universitar të Cyrihut, thotë se pas një periudhe të errët në historinë e Republikës së Kosovës, në dy dekadat e fundit ka ndodhur një zhvillim i shkëlqyer në mjekësi dhe kirurgji. Aktivitetet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, sipas tij, janë edhe më thelbësore për kirurgët shqiptarë në Kosovë, në mënyrë që ata të mund të ndajnë njohuritë në nivel ndërkombëtar.
Në një intervistë për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Dr. Limani, deklaron se KKK është një organizatë ideale për të promovuar bashkëpunimin e kirurgëve shqiptarë në vendlindje dhe jashtë vendit, sepse siç tha ai “vizioni i Prof. Dr. Latifit dhe ekipit të tij në këtë drejtim është një fillim unik i suksesshëm me njohje ndërkombëtare të punës së bërë deri më tani. Ai arriti të sjellë në Prishtinë kirurgët dhe shkencëtarët më të njohur”.
Megjithatë, për Dr. Përparim Limanin, trajnimi i kirurgëve është me të vërtetë një pikë kyçe në zhvillim, së bashku me përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë.
– Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është në përgatitje për Kongresin e radhës. Meqë ju keni qenë pjesë e Kongresit të fundit, dhe do të merrni pjesë edhe në Kongresin e Tretë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që mbahet sivjet më 12-15 Tetor, si e vlerësoni zhvillimin e Kongresit të Dytë Klinik të KKK-së?
Dr. Limani: Zhvillimi i Kongresit të vitit të kaluar ishte fantastik. Profesor Latifi dhe ekipi i tij kanë arritur të organizojnë një kongres konkurrues ndërkombëtar falë ligjëruesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe nivelit të lartë të programit shkencor.
– Çfarë sugjeroni që në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës të jetë më ndryshe?
Dr. Limani: Unë do të rekomandoja mbajtjen e vizionit dhe misionit ekzistues. Është një takim i ekspertëve me famë kombëtare dhe ndërkombëtare në disiplina të ndryshme kirurgjikale. Shkëmbimi mes njëri-tjetrit është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që të jeni të përditësuar me zhvillimet mjekësore. Nga njëra anë, ju mund t’ia kaloni këtë njohuri ekipit tuaj dhe studentëve në spitalin në vendin tuaj të punës, sepse nga ana tjetër, pacientët përfitojnë prej saj.
– Meqë qëllimi i Kolegjit të Kirurgëve është të mbledh afër vetës kirurgët botëror, e sidomos të diasporës shqiptare, sa mendoni se kirurgët shqiptarë janë në dijeni për misionin dhe aktivitetet e KKK-së?
Dr. Limani: Pas një periudhe të errët në historinë e Republikës së Kosovës, në dy dekadat e fundit ka ndodhur një zhvillim i shkëlqyer. Këto zhvillime ekzistojnë edhe në mjekësi dhe kirurgji. Në Perëndim, dihet prej kohësh se mjekët dhe kirurgët që duan të jenë të suksesshëm në trajtimin e pacientëve kanë nevojë urgjente për trajnime të mëtejshme aktive. Pacientët në Kosovë janë shumë të ditur, dhe hulumtojnë saktësisht se ku mund dhe ku nuk mund të marrin trajtim të mirë mjekësor. Aktivitetet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës janë edhe më thelbësore për kirurgët shqiptarë në Kosovë në mënyrë që ata të mund të ndajnë njohuritë në nivel ndërkombëtar.
– Kirurgët shqiptarë kanë arritur shumë suksese në shkencë dhe në punën e tyre në vende të ndryshme të botës. Megjithatë, angazhimi i tyre në vendin e origjinës mbetet i pamjaftueshëm. Si mendoni se ata mund të angazhohen dhe të kontribuojnë më shumë në Kosovë?
Dr. Limani: Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është një organizatë ideale për të promovuar bashkëpunimin e kirurgëve shqiptarë në vendlindje dhe jashtë vendit. Vizioni i Prof. Latifit dhe ekipit të tij në këtë drejtim është një fillim unik i suksesshëm me njohje ndërkombëtare të punës së bërë deri më tani. Ai arriti të sjellë në Prishtinë kirurgët dhe shkencëtarët më të njohur.
Tani detyra është ta zbatojmë këtë në praktikë. Këtu kërkohet nga kolegët e atdheut që në mënyrë aktive të marrin pjesë në bashkëpunim dhe të promovojnë me mirënjohje Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Ligjëratat shkencore dhe prezantimet e projekteve kërkimore duhet të vijnë më shpesh nga institucionet e Kosovës në të ardhmen. Në këtë mënyrë mund të diskutohet puna me kolegë nga diaspora dhe të kërkohen zgjidhje të përshtatshme edhe për Kosovën. Faktori vendimtar nuk është se një sistem imponohet nga jashtë, por që sistemi ekzistues është i optimizuar nga brenda. Kjo është ajo ku njohuritë dhe mbikëqyrja nga diaspora mund të jenë shumë të dobishme. Këtu jam shumë optimist. Performanca e kolegëve në Kosovë është jashtëzakonisht e madhe. Duhet ta vlerësosh këtë, që të mos ikin të gjithë në perëndim.
– Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për bazë edukimin e vazhdueshëm të specialistëve të disiplinave të ndryshme kirurgjike, si dhe specializantëve dhe studentëve të kirurgjisë, përmes kurseve, punëtorive dhe komiteteve. Sa jeni ju i gatshëm të kontribuoni në këtë drejtim?
Dr. Limani: Trajnimi i kirurgëve është me të vërtetë një pikë kyçe në zhvillim, së bashku me përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë.
Koncepti i Prof. Latifit dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është shumë mirë i menduar sa i përket trajnimit special të fokusuar. Mundësitë për kontribut nga diaspora janë shumë të larta dhe mund të përfshijnë aspekte të ndryshme në varësi të nevojave: “Observership”, “Fellowship”, “Visiting Physician”, mësimi i një teknike specifike të specialitetit kirurgjik etj.
E rëndësishme është një koncept dhe perspektivë e përgjithshme për kolegët e rinj, në mënyrë që ata t’i rezistojnë tundimit për të emigruar.
Profil i DR. Përparim Limani
Dr. Përparim Limani, MD, PhD, FACS, FEBS, pas studimeve në mjekësi dhe mbarimit të doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Cyrihut/Zvicër, Përparim Limani ka kryer trajnimin e tij si specialist në kirurgji në Spitalin Universitar të Cyrihut. Ai përfundoi me sukses fellowship-in e tij kërkimor në Laboratorin Zviceran Hepato-Pankreato-Biliar (HPB) në Cyrih (nën mbikëqyrjen e Prof. Pierre-Alain Clavien) me doktoraturë në Fakultetin e Shkencave. Fokusi i tij kërkimor janë qasjet e reja terapeutike në neoplazmën gastrointestinale, rigjenerimin e mëlçisë, dëmtimin ishemi-riperfuzion të mëlçisë dhe shënjestrimin terapeutik të mikromjedisit të tumorit dhe hipoksisë së tumorit. Këto studime paraklinike dhe klinike janë botuar në revista prestigjioze si Nature Communications, Annals of Surgery dhe Clinical Cancer Research. Puna shkencore është prezantuar në takime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është vlerësuar me çmime të shumta për kontributin më të mirë shkencor.
Gjithashtu, Dr. Limani ka kryer një trajnim pasuniversitar në mjekësinë farmaceutike dhe menaxhimin e eksperimenteve klinike. Dr. Limani ka titullin Master i Studimeve të Avancuara në Zhvillimin e Barnave Mjekësore nga Universiteti i Bazelit/Zvicër. Pas fellowship-it klinik në Onkologjinë Kirurgjike në Qendrën e Kancerit MD Anderson të Universitetit të Teksasit në Hjuston, Teksas, SHBA, dhe pas përfundimit të kualifikimit nga Bordit Evropian i Kirurgjisë (EBSQ) ai u shpërblye me Anëtarësi në Bordin Evropian të Kirurgjisë (FEBS) në Onkologjinë Kirurgjike dhe Anëtarësi në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve (FACS).Aktualisht, ai është specialist në Departamentin e Kirurgjisë dhe Transplantimit në Spitalin Universitar të Cyrihut. Dr. Limani u diplomua në Universitetin e Cyrihut dhe që atëherë është ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë.

Eventet dhe Publikimet e fundit

  • Dr. Muharrem Hajdari
  • Këshilli Organizativ dhe Shkencor i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë
  • KONGRESI I PARË KLINIK I KIRURGËVE SHQIPTARË
  • Kryetari i KKK merr pjesë në diskutimet kyçe në Kongresin Evropian të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente në Aachen, Gjermani
  • Punëtoria e Parë mbi Botimin Kirurgjik nga Kolegji Ndërkombëtar i Kirurgëve (ICS) – Dega e SHBA-së, e udhëhequr nga Prof. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (KCS)

Newsletter Subscribe

+383 45 793 067

[email protected]

https://koscs.org

Telemjekësia, QKUK, 10000, Prishtinë, Kosovë

Congress 2025

  • THE FIRST CLINICAL CONGRESS OF ALBANIAN SURGEONS
  • WELCOME ADDRESS BY PROF. DR. RIFAT LATIFI
  • International Guest Speakers – 5th Clinical Congress
  • State-of-the-art Lectures – Fifth Clinical Congress
  • Final Scientific Program of the First Clinical Congress of Albanian Surgeons
  • Abstract Book & Program of the First Clinical Congress of the Albanian Surgeons
  • The Second Professor Rao Ivatury Trauma, Critical Care, and Burns Symposium
  • Program of the Satellite Symposium: Contemporary Treatment of Breast Cancer
  • Lifetime Achievement Award “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri” – Fifth Cilnical Congress
  • “Leadership by Example” Award – Fifth Clinical Congress
  • “Excellent Partnership” Award
  • Award for Voluntarism – Fifth Clinical Congress
  • “Publication and Innovation of the Year” Award – Fifth Clinical Congress
  • Distinguished Members of the Kosova College of Surgeons for 2025
  • Distinguished Resident “Prof. Dr. Preveza Abrashi” Award – Fifth Clinical Congress
  • Cooperation with Sponsors
  • Location & Venue
  • Prishtina Travel Guide
Copyright © 2025 All rights reserved KOSCS
Powered by PAPINGU