Punëtoria: Si ta përgatisësh punimin shkencor për një ditë?

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin për Hulumtime Shkencore, ka mbajtur Punëtorinë e dytë të titulluar “Si të përgatisësh Punimin Shkencor Brenda Një Dite”, me datë më 11 Korrik 2023.


Punëtoria kishte për qëllim ngritjen e cilësisë së Punimeve Shkencore të dërguara për prezantim dhe publikim në Revista Shkencore, dhe u zhvillua në Amfiteatrin e Telemjekësisë, me ligjërues Dr. Ilir Hoxha, Specialist i Shëndetit Publik dhe Studiues i Shërbimeve Mjekësore, i cili është edhe Redaktor për Biostatistika në “Kosova Journal of Surgery”.

Në këtë punëtori u shtjelluan çështjet potenciale që janë shtyllë për një shkrim të mirë Shkencor, duke potencuar edhe adresimin e komenteve si pikë kryesore të Punimit Shkencor.

Kjo Punëtori i është dedikuar atyre që kanë dërguar abstraktet për pjesëmarrje si prezantues në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si dhe anëtarëve të tjerëve të interesuar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Registration

Forgotten Password?