Ky çmim u dedikohet specializanteve të dalluara të lëmive kirurgjike. Është i emërtuar pas njërës nga kirurget më të shquara të vendit tonë, Prof. Dr. Preveza Abrashi.
Me këtë çmim, në Darkën Gala të Kongresit të Tretë Klinik, është nderuar Dr. Dile Rrusta, specializante e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike.