Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, Faza I

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, Komitetin për Specializime dhe Komitetin për Edukim të Vazhdueshëm Profesional të KCS-së, organizoi kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, i cili u adaptua nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve (ACS) dhe Divizioni i Drejtorëve të Programit (APDS), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza.


Këshilli organizativ dhe mbikqyrës:

Dr. Sadik Llullaku (Koordinator & Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit);

Dr. Vlora Ibishi (Kryetare e Komitetit per Edukim Specialistik);

Prof. Dr. Sadri Bajraktari (Kryetar nderi i Komitetit të specializantëve);

Prof. Dr. Antigona Hasani (Kryetare e Komitetit për Studentët e Fakultetit të Mjekësisë);

Dr. Hajriz Rudari (Kryetar i Komitetit për EVP);

Prof. Dr. Astrit Hamza (Shefi i Katedrës së Kirurgjisë);

Dr. Dile Rrusta (Kryetare e Komitetit të Specializantëve).


Secili nga 12 modulet është udhëhequr nga një specialist (i cili ka shërbyer si mentor) dhe një specializant.

Faza 1, dedikuar edukimit bazik, përfshin 12 module:

Moduli 1: “Asepsa dhe Identifikimi i Intrumentit” – Dr. Astrit Hamza & Dr. Zana Kutllovci (19 Janar 2023);

Moduli 2: “Lidhja e Nyjeve” – Dr. Hysni Jashari & Dr. Hevzi Ademaj (02 Shkurt 2023);

Moduli 3: “Qepja- Sutura” – Dr. Liridona Guci & Dr. Dile Rrusta (16 Shkurt 2023);

Moduli 4: “Mbyllja e plagës dhe lembot e lëkurës & Graftet e lëkurës” – Dr. Ylber Zejnullahu & Dr. Dile Rrusta (02 Mars 2023);

Moduli 5: “Kateterizimi Uretral” – Dr. Bujar Frangu & Dr. Saim Gërxhaliu (16 Mars 2023);

Moduli 6: “Ventilimi me ambu dhe Intubimi laryngeal/endotrakeal” – Dr. Antigona Hasani & Dr. Fatlume Arifaj & Dr. Tringë Metaj (30 Mars 2023);

Moduli 7: “Menaxhimi i rrugëve ajrore/krikotiroidotomia dhe trakeostomia” – Dr. Zgjim Limani & Dr. Etnik Bajraktari (13 Prill 2023);

Moduli 8: “Vendosja e drenit torakal” – Dr. Bedri Osmani & Dr. Driton Tolaj (27 Prill 2023);

Moduli 9: “Vendosja e Linjës venoze periferike/qendrore/intraoseale” – Dr. Lulzim Hoti & Dr. Antigona Hasani (11 Maj 2023);

Moduli 10: “Menaxhimi i Gjakderdhjeve në Kirurgji”, “Anastomoza e Artiereve”, “Produktet e Gjakut” – Dr. Lulzim Vokrri, Dr. Bukurije Zhubi, Dr. Fatmir Hajdari & Dr. Marigona Haziri (25 Maj 2023);

Moduli 11: “Hapja dhe mbyllja e laparotomisë dhe Shkathtësitë bazë Laparosokopike” – Dr. Valon Zejnullahu & Dr. Astrit Hamza (8 Qershor 2023);

Moduli 12: “Reanimimi kardiorespirator, ACLS” (22 Qershor 2023)

Në Kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve po marrin pjesë mbi 100 specializantë të lëmive të ndryshme kirurgjike.

Janë 27 specializantë të cilët kanë arritur qëllimet e pjesëmarrjes dhe me sukses e kanë plotësuar testin në fund të aktivitetit. Këta specializantë nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të marrin diplomën për arritshmëri nga ky kurs, ndërsa Oda e Mjekëve të Kosovës varësisht nga numri i moduleve do t’i llogarisë edhe pikët kredituese.

Tabelat në vijim tregojnë emrat dhe fushën e specializimit të pjesëmarrësve në këtë kurs, si dhe specialistët në funksionin e ligjëruesve.
Kolegji përzemërsisht falënderon ligjëruesit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin gjatë kësaj faze, që kontribuan me punën e tyre vullnetare, pa kompensim. Po ashtu, falënderojmë Këshillin Organizativ dhe Mbikëqyrësit e Kursit.

Registration

Forgotten Password?