UDHËZIME PËR APLIKUESIT:
Të drejtë aplikimi për regjistrim në kursin ATLS kanë mjekët (specialistë & specializantë) të cilët merren me trajtimin e pacientëve me politrauma, (si p.sh. disiplinat kirurgjike, mjekësia emergjente, anesteziologjia).
Numri total i pjesëmarrësve të lejuar për këtë kurs është 20, dhe kanë mbetur edhe 2 vende të lira.
Për të aplikuar për regjistrim duhet të plotësoni të dhënat e mëposhtme, duke përfshirë edhe letrën e motivimit dhe dërgimin e CV-së tuaj.
Kriter i domosdoshëm është njohja e gjuhës angleze, pasi që i tërë kursi do të ofrohet në anglisht.
Për të aplikuar për regjistrim duhet të plotësoni të dhënat e mëposhtme, duke përfshirë edhe letrën e motivimit dhe dërgimin e CV-së tuaj.
Afati për aplikim: 15 shtator 2023.
Ju lutem keni parasysh, që tek përgjigjet e shumëfishta, duhet të zgjedhni vetëm një opsion.
Ndërkaq, letrën e motivimit mund ta dërgoni si dokument ose mund ta shkruani. Fillimisht pra, duhet zgjedhur njëri nga opsionet. Nëse zgjedhni ‘Ngarko’ ju hapet mundësia për ta ngarkuar dokumentin tuaj.
Nëse zgjedhni ‘Shkruaj’ ju hapet fusha për të shkruar letrën tuaj.
Me ta plotësuar letrën tuaj të motivimit, ju mbetet vetëm edhe ta ngarkoni CV-në tuaj, dhe ta shtypni butonin: ‘Dërgo’, me ç’rast do të pranoni një email automatik që konfirmon që kemi marrë të dhënat tuaja. Ju lutem kontrolloni edhe Spam / Junk nëse nuk e shihni emailin.
Për cdo informatë shtesë të nevojshme, ju lutem kontaktoni me: [email protected] (+38349886780).
Broshura me detajet e Kursit: https://koscs.org/sq/broshura-advanced-trauma-life-support-atls/
PROCESI I REKRUTIMIT:
Kandidatët që kanë aplikuar do të kalojnë nëpër procesin e vlerësimit. VETËM kur të ju njoftojmë personalisht me një email të dytë, pasi të jetë bërë lista e kandidatëve të përzgjedhur, ju mund të realizoni pagesën dhe të siguroni pjesëmarrjen tuaj në kursin ATLS.
Kuotizimi:
500.00 360.00€
Tarifat përfshijnë Librin e licencuar individualisht, mëngjesin dhe drekën.
*Pasi që ky është kursi i parë ATLS që do ta mbajmë në Prishtinë, kemi bërë edhe zbritjen përkatëse nga 500.00 € në 360.00 €.
**Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është në bisedime me SHSKUK dhe OMK lidhur me mundësinë e mbulimit të një pjese të kësaj pagese për pjesemarrësit, dhe gjatë ditëve në vijim do të ju njoftojmë edhe me këtë aspekt.