Intervistë me Prof. Dr. Agron Dogjani – Kursi ATLS ishte një e arritur e shkëlqyer për Kosovën

“Pjesëmarrësit në kursin ATLS Kosova mund të përfitojnë nga njohja e drejtpërdrejtë me rregullat, protokollet dhe procedurat e sigurisë shëndetësore në pacientët me trauma, e deri të njohja e rasteve të veçanta dhe sfidave lokale të trajtimit të dëmtimeve traumatike.
Çmimin “Anëtar Nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”, e vlerësoj si pjesë e të qënurit i njohur mes një grupi të respektuar individësh të përkushtuar për avancimin e praktikës së kirurgjisë.”
Në një intervistë për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Agron Dogjani, Profesor i Kirurgjisë në Universitetin Mjekësisë të Tiranës dhe Kirurg i Përgjithshëm në Spitalin Universitar të Traumës tha se kursi ATLS ishte një e arritur e shkëlqyer për Kosovën dhe se organizimi i kursit ATLS në Kosovë ka qenë një ngjarje e kuruar deri në detaje, e cila nisi me përzgjedhjen e stafit drejtues, dhe të elementeve pjesëmarrës. Ai tha se ndjehet i nderuar që ishte pjesë e këtij kursi si “Instruktor Ndërkombëtar i ATLS”, sepse kursi në fjalë është më i zbatueshmi në botë në menaxhimin e traumave, dhe tashmë i implementuar me sukses në 83 vende të botës, me rezultate të shkëlqyera të verifikueshme në vendet ku është mbajtur.
Dr. Dogjani shtoi se “ekipi mbështetës i 𝐒𝐚𝐧𝐟𝐨𝐫𝐝 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐅𝐚𝐫𝐠𝐨, 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚- Dakota e Veriut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte kujdesur që pjesa shkresore dhe e pajisjeve të nevojshme për realizimin e ATLS Kosova Course, të ishte sa më optimal, që me gjithë vështirësitë e të vepruarit nga distancë, dukej se gjithçka ishte realizuar në Prishtinë. Ja vlen t’i jepet një vlerësim maksimal për përkujdesjen deri në detaje”.
Sa i përket bashkëpunimit të kirurgëve shqiptarë nga diaspora, Dr. Dogjani tha se kujdesi shëndetësor në Kosovë dhe Shqipëri ka potencial të jashtëzakonshëm për të përfituar, pasi që duke pranuar sfidat, duke nxitur angazhimin afatgjatë dhe duke adresuar çështjet themelore sistematike, ne mund të sigurojmë që kontributet e tyre të vlefshme të çojnë në përmirësime të qëndrueshme në kujdesin kirurgjik për rajonin.
– Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në partneritet me 𝐒𝐚𝐧𝐟𝐨𝐫𝐝 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐅𝐚𝐫𝐠𝐨, 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚- Dakota e Veriut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë ka organizuar Kursin ‘𝐀𝐝𝐯𝐚𝐧𝐜𝐞𝐝 𝐓𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚 𝐋𝐢𝐟𝐞 𝐒𝐮𝐩𝐩𝐨𝐫𝐭® (𝐀𝐓𝐋𝐒®) 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚. Ju keni qenë instruktor në këtë kurs. Çfarë mund të na thoni rreth këtij aktiviteti?
𝐃𝐫. 𝐃𝐨𝐠𝐣𝐚𝐧𝐢: Isha mjaft i nderuar të isha pjesë e këtij kursi si “Instruktor Ndërkombëtar i ATLS”, kursi më i zbatueshëm në botë në menaxhimin e traumave, tashmë i implementuar me sukses në 83 vende të botës, me rezultate të shkëlqyera të verifikueshme në vendet ku është implementuar.
Kur Prof. Rifat Latifi dhe Prof. Mentor Ahmeti më bënë ftesën, nuk u mendova dy herë dhe menjëherë e pranova, si një obligim minimal për të ndarë eksperiencën time me kolegët e mi në Kosovë. ATLS Kosova ishte një ngjarje e kuruar deri në detaje, e cila nisi me përzgjedhjen e stafit drejtues, dhe të elementeve pjesëmarrës.
Ekipi mbështetës i S𝐚𝐧𝐟𝐨𝐫𝐝 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐅𝐚𝐫𝐠𝐨, 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚- Dakota e Veriut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte kujdesur që pjesa shkresore dhe e pajisjeve të nevojshme për realizimin e ATLS Kosova Course të ishte sa më optimale, që me gjithë vështirësitë e të vepruarit në distancë, dukej se gjithçka ishte realizuar në Prishtinë. Ja vlen t’i jepet një vlerësim maksimal përkujdesjen deri në detaje.
Element tjetër ishte mbështetja pa kufi nga ekipi drejtues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, të cilët ishin prezent që nga fillimi i përgatitjeve të ATLS Kosova, duke ndihmuar me gjetjen e vendit të organizimit të kursit, me të gjitha lehtësirat e nevojshme, dhe në përzgjedhjen e kandidateve pjesëmarrës (studentëve), të cilët realisht ishin të nivelit mjaft të lartë si për nga specialiteti, niveli profesional dhe përkushtimi. Për të mos u zgjatur, organizimi dhe zhvillimi i ATLS Kosova isht, shumë herë më mirë se pritshmëritë e herës së parë.
– Meqë të njëjtin kurs e mbani edhe në Shqipëri me angazhimin tuaj, çfarë dallimi ka organizimi dhe ligjëratat – instruktorët mes dy vendeve dhe çka përfitojnë pjesëmarrësit në këtë kurs, pra cilat do të jenë përparësitë e tyre?
𝐃𝐫. 𝐃𝐨𝐠𝐣𝐚𝐧𝐢:Kursi ATLS i realizuar në Shqipëri është mbajtur në të tjera kushte, pasi ne nuk kishim asnjë burim financiar, por kishim vetëm dëshirë, vullnet dhe përkushtim maksimal. Kursin e parë e kemi zhvilluar në Athinë, Greqi në 2020 (kështu është rregulli i ACS), me mbulim të shpenzimeve nga pjesëmarrësit, e cila ishte mjaft e vështirë në situatën financiare të Shqipërisë. Pas vonesave nga Pandemia, ATLS u organizua në Shqipëri në Maj 2022, përsëri me vetëfinancim nga ASTES dhe burime financiare mjaft të limituara (histori vështirësish), dike marrë borxh të gjitha pajisjet e nevojshme.
Tashmë, ne vazhdojmë me rregull me 2 kurse në vit të ATLS Albania, kemi 10 instruktorët tanë të certifikuar nga ACS, dhe në kursin e radhës (Mars 2024) kemi 100% të pajisjeve të nevojshme tonat, të siguruara nga të ardhurat e ASTES (Shoqatës Shqiptare të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale) dhe ndonjë donacion modest të partnerëve.
Tashmë ligjëratat do mbahen në gjuhën shqipe dhe angleze, në vartësi nga pjesëmarrësit (anglisht folës/ shqip folës) por materialet prezantuese didaktike janë në anglisht. (kështu është rregulli i ACS). Duke pasur parasysh se ATLS (Advanced Trauma Life Support) është një kurs ndërkombëtar, organizimi dhe ligjëratat mund të ketë disa dallime në varësi të vendit dhe kontekstit lokal.
Këtu janë disa nga dallimet potenciale dhe përfitimet që pjesëmarrësit mund të kenë:
o Ndryshimet në vartësi nga rrethanat: Dallimet në organizim mund të përfshijnë procedurat administrative, disponueshmërinë e burimeve shëndetësore, dhe rregullat lokale të mbajtjes së trajnimeve.
o Të dhënat klinike të përdorura: Në disa raste, instruktorët mund të përdorin materiale dhe skenar klinike, që janë më specifike për kontekstin lokal, duke reflektuar sfidat dhe karakteristikat e rasteve të traumave në atë vend. (por pa shkelur protokollet e trajtimit të miratuara nga ACS)
o Zbatimi i protokolleve: Ligjëratat dhe skenarët mund të përshtaten për të pasqyruar rrethanat e veçanta të sigurisë shëndetësore dhe ndihmës së shpejtë në atë vend.
o Përparësitë për Pjesëmarrësit:
- Pjesëmarrësit mund të përfitojnë nga njohja e drejtpërdrejtë me rregullat, protokollet dhe procedurat e sigurisë shëndetësore në pacientët e traumatizuar.
- Njohja e rasteve të veçanta dhe sfidave lokale të trajtimit të dëmtimeve traumatike.
- Mundësia për të mësuar nga përvoja e instruktorëve të kualifikuar dhe certifikuar ndërkombëtarisht në fushën e trajtimit të urgjencave traumatike.
o Ndërkombëtarizmi i Kurseve: Mundësia për të bërë njohje dhe të ndërtohet një rrjet njohurish dhe kontakteve ndërkombëtare në fushën e urgjencave traumatike, dhe njohja e certifikatës në të gjithë botën.
– Komiteti për Nominime ju ka ndarë çmimin “Anëtar Nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”, në shenjë mirënjohje për angazhimin dhe punën tuaj në kuadër te aktiviteteve të KKK-së. Çka do të thotë kjo për ju?
𝐃𝐫. 𝐃𝐨𝐠𝐣𝐚𝐧𝐢: Falënderimet më të përzemërta për çmimin “Anëtar i nderuar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”. Unë e vlerësoj çmimin si pjesë e të qenurit i njohur mes një grupi të respektuar individësh të përkushtuar për avancimin e praktikës së kirurgjisë, që nënkupton një angazhim kolektiv për të formësuar të ardhmen e Kolegjit dhe fushën e kirurgjisë. Shpresoj që të shërbejë si një frymëzim për kirurgët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor.
Jam vërtet i nderuar nga fjalët tuaja dhe jam i motivuar të vazhdoj të përpiqem për përsosmëri në vitet në vijim, ta meritoj atë.
– Cili do të jenë angazhimi juaja për vitin 2024 sa i përket bashkëpunimit me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës?
𝐃𝐫. 𝐃𝐨𝐠𝐣𝐚𝐧𝐢: Fushat dhe mundësitë e bashkëpunimit janë të mëdha, të cilat po i rendis më poshtë:
Fusha e Edukimit dhe shkëmbimi të njohurive:
- Zhvillimi i ëorkshopeve dhe seminareve edukative mbi teknikat e specializuara kirurgjikale, përparimet e fundit në këtë fushë dhe praktikat më të mira për kujdesin ndaj pacientit.
- Krijimi i moduleve të mësimit online të pranueshme për kirurgët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor në mbarë hapësirën shqipfolëse.
- Mentorimi dhe trajnimi i kirurgëve aspirantë përmes udhëzimeve individuale ose programeve të strukturuara të mentorimit.
- Lehtësimi i shkëmbimit të njohurive përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare me shoqatat dhe institucioneve të tjera kirurgjikale.
Fusha e Kërkimi Shkencor dhe Inovacionit:
- Identifikimi dhe prioritetet e fushave kërkimore relevante për nevojat dhe sfidat specifike kirurgjikale të Kosovës dhe më gjerë…
- Bashkëpunimi në projekte kërkimore me anëtarë të tjerë të Kolegjit dhe partnerë të jashtëm, për të avancuar njohuritë kirurgjikale dhe për të përmirësuar rezultatet e trajtimit të pacientit.
- Promovimi dhe mbështetja në përdorimin e teknologjive inovative në kirurgji, si kirurgjia robotike ose telemjekësia.
- Shpërndarja e të dhënave të kërkimit shkencor përmes publikimeve, prezantimeve dhe konferencave për të përfituar komunitetin më të gjerë kirurgjik.
Avokimi dhe komunikimi me publikun:
- Rritja e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit kirurgjik në Kosovë, përmes fushatave të edukimit publik dhe komunikimit me mediat.
- Mbështetja për përmirësimin e qasjes në shërbimet kirurgjikale për të gjithë qytetarët, pavarësisht prejardhjes së tyre socio-ekonomike.
- Bashkëpunimi me politikëbërësit dhe administratorët e kujdesit shëndetësor, për të zhvilluar dhe zbatuar politika efektive të kujdesit kirurgjik.
- Organizimi i aktiviteteve në komunitet dhe panaire shëndetësore, për të ofruar ekzaminime shëndetësore dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kushtet kirurgjikale.
– Tashmë, Kolegji i Kirurgëve te Kosovës ka filluar më përgatitjet për Kongresin e Katërt Klinik. Si e vlerësoni punën e Kongreseve të mëparshme, dhe çfarë prisni nga Kongresi i radhës?
𝐃𝐫. 𝐃𝐨𝐠𝐣𝐚𝐧𝐢: Për të vlerësuar në mënyrë efektive Kongreset e kaluara, është e dobishme të mblidhen të dhëna dhe reagime nga palë të ndryshme të interesuara, duke përfshirë:
Pjesëmarrja në kongreset e mëparshme ka qenë mjaft e lakmueshme. Nga sondazhet, evidentohet që pjesëmarrësit kishin mundësi të dëgjonin me vëmendje të gjitha ligjëratat, të cilat ofronin njohuri të vlefshme për përvojën e lektorëve me përputhje me aktualitetin e ngjarjes.
Lektorët dhe prezantuesit e ftuar ishin të një niveli mjaftë të lartë duke rritur kështu nivelin e ngjarjes,
Pritshmëritë për Kongresin e Katërt:
Do isha përqendruar në disa pika;
Topika dhe temat në do përqendroheshim: Trendi dhe sfidat aktuale në kirurgji, duke përfshirë teknologjitë dhe përparimet e reja në këtë fushë, ku të ketë përfshirje të gjitha lëmive kirurgjikale dhe jo vetëm, ku të gjithë do ndjeheshin aktorë dhe faktorë të ngjarjes, duke e bërë me gjithëpërfshirës atë.
Përmirësimin e Interaktivitetit midis lektoreve dhe auditorit: Duke përdorur formate novatore si studimet e rasteve, demonstrimet e drejtpërdrejta dhe sesionet e pjesëmarrjes së audiencës për të promovuar të mësuarit dhe angazhimin aktiv.
Bashkëpunim ndërkombëtar: Ftoni kirurgë dhe studiues të njohur nga jashtë për të ndarë ekspertizën e tyre dhe për të nxitur shkëmbimin global të njohurive.
Fokusimi në aftësitë praktike: Ofroni seminare dhe sesione trajnimi praktike për të pajisur kirurgët me teknikat dhe procedurat më të fundit kirurgjikale.
Theksi në kujdesin ndaj pacientit: Theksoni aspektin njerëzor të kirurgjisë, duke përfshirë perspektivat e pacientit dhe konsideratat etike në diskutime.
Përparimet teknologjike: Përdorimi i platformave digjitale dhe mjetet e realitetit virtual për të përmirësuar prezantimet, për të lehtësuar pjesëmarrjen në distancë dhe për të krijuar përvoja gjithëpërfshirëse të të mësuarit.
Duke vendosur pritshmëri ambicioze por të arritshme, Kolegji mund të sigurojë që Kongresi i Katërt Klinik të jetë një ngjarje e vlefshme dhe me ndikim për kirurgët, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe komunitetin e gjerë në Kosovë.
– Si e vlerësoni bashkëpunimin e kirurgëve shqiptarë nga diaspora, dhe a mendoni se angazhimi i tyre në Kosovë dhe rajon, në këtë rast në Shqipëri është i mjaftueshëm?
𝐃𝐫. 𝐃𝐨𝐠𝐣𝐚𝐧𝐢: Vlerësimi i bashkëpunimit të kirurgëve shqiptarë nga diaspora me kolegët në Kosovë dhe Shqipëri është një çështje komplekse me aspekte të ndryshme për t’u marrë parasysh:
Kontributet pozitive:
- Transferimi i njohurive dhe ekspertizës: Kirurgët e diasporës sjellin përvojë nga mjedise të avancuara mjekësore, duke prezantuar teknika, protokolle dhe praktika të reja në vendet e tyre të origjinës, jo thjeshtë prezantues platformash apo eksperiencash, por kontribut real, duke punuar, jetuar, prekur dhe zbatuar ne vend eksperiencën e tyre me vepra konkrete praktikën e përditshme.
- Trajnimi dhe mentorimi: Ata mund të ofrojnë mundësi të vlefshme trajnimi dhe mentorimi për kirurgët aspirues dhe praktikues, duke përmirësuar aftësitë dhe duke ngritur standardet e përgjithshme, jo vetëm teorikisht, por duke marrë përsipër praktikisht zbatimin e tyre. Nuk është nevojshme të kemi konferenca apo ngjarje thjeshtë publicitare, me lektorë shqiptare të diasporës me eksperiencë modeste, pa ndonjë peshë në vendet ku punojnë, duke na paraqitur si histori suksese që vetëm sa hutojnë mjekët e rinj.
- Qenia apo punësimi jashtë vendit nuk është kriter për nivel profesional, ekspertiza në vite, apo pjesëmarrja në aktivitete shkencore, apo pjesë e stafeve akademike, apo pozicionet drejtuese në shtetet përkatëse, do ishte mjaft me vlerë në përzgjedhjen e atyre që do ligjërojnë. E di që është temë që do hapë mjaft polemika.
- Kërkimi dhe inovacioni: Bashkëpunimi në projektet kërkimore mund të nxisë shkëmbimin e njohurive, të përshpejtojë avancimet dhe të adresojë sfidat specifike rajonale dhe me gjerë.
- Sigurimi i burimeve financiare: Kirurgët e diasporës mund të ndihmojnë në sigurimin e pajisjeve thelbësore, financimit dhe teknologjisë për spitalet dhe klinikat në Kosovë dhe Shqipëri.
- Ndërtimi i lidhjeve ndërkombëtare: Ato mund të veprojnë si ura, duke lehtësuar partneritetet me institucionet e huaja, dhe duke tërhequr talentet përsëri në rajon, dhe jo për tu bërë shembull për largimet nga vendi.
Shqetësimet për ikjen e trurit:
Nëse kirurgët e diasporës fokusohen vetëm në transferimin e njohurive në vend që të nxisin ekspertizën lokale, ai mund të mos adresojë në mënyrë adekuate nevojat afatgjata, duke dhënë shembuj konkret që ky vend mund të behet.
A është i mjaftueshëm angazhimi i tyre?
Është e vështirë të japësh një përgjigje përfundimtare pasi angazhimi ndryshon shumë midis kirurgëve individualë dhe kontekstit specifik të angazhimit të tyre. Sidoqoftë, mund të merren parasysh disa pika:
- Angazhim i shtuar: Potenciali i diasporës po njihet në rritje, duke çuar në më shumë iniciativa dhe platforma për bashkëpunim afatgjate, dhe me produkt përfundimtar te prekshëm dhe jo teorik.
- Nevoja për koordinim: Një strukturë ose rrjet i dedikuar mund të lehtësojë komunikimin, identifikimin e projektit dhe shpërndarjen e burimeve për të maksimizuar ndikimin e tyre në përparimin apo implementimin e nevojave afatshkurtra, dhe afatgjata, ku marrja e produktit do jetë e prekshme në kohë të shkurtër dhe afatgjatë.
- Fokusimi në qëndrueshmëri: Inkurajimi i partneriteteve afatgjata, programet e transferimit të njohurive dhe iniciativat e mentorimit, mund të krijojnë një efekt të qëndrueshëm, e cila do nxisë rininë të jenë pjesë e tyre.
- Trajtimi i çështjeve themelore: Ndërtimi i sistemeve të forta të kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe Shqipëri, është thelbësor për tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve, duke siguruar përparim të qëndrueshëm, përmes projekteve gjithëpërfshirëse si kombëtare dhe ndërkombëtare, ku përfituesit direkt dhe indirekt të jenë vetë mjekët dhe për pasojë vetë pacientet.
Në përgjithësi, bashkëpunimi i kirurgëve shqiptarë nga diaspora, ka potencial të jashtëzakonshëm për të përfituar kujdesin shëndetësor në Kosovë dhe Shqipëri. Duke pranuar sfidat, duke nxitur angazhimin afatgjatë dhe duke adresuar çështjet themelore sistematike, në mund të sigurojmë që kontributet e tyre të vlefshme, të çojnë në përmirësime të qëndrueshme në kujdesin kirurgjik për rajonin.