Ky çmim u dedikohet specializanteve të dalluara të lëmive kirurgjike. Është i emërtuar pas njërës nga kirurget më të shquara të vendit tonë, Prof. Dr. Preveza Abrashi.
Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi” është ndarë për herë të parë në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Dytë Klinik, më 15 Shtator 2022. Me këtë çmim është nderuar Dr. Donjetë Ahmeti, specializante e Oftalmologjisë.
Çmimin dhe punën e karrierën e Dr. Donjetë Ahmeti e ka prezantuar Dr. Mentor Gorani.