Prof. Dr. Preveza Kelmendi Abrashi, Mjeke, kirurge, magjistër i shkencave. Lindi me 15 nëntor, 1957 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë, e regjistroi në Prishtinë, ku edhe diplomoi më 1984 dhe mori titullin Doktor i Mjekësisë. Në të njëjtin vit punësohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë si Udhëheqëse e Ndihmës së Shpejtë. Më 1988 merr specializimin në Kirurgjinë e Përgjithshme. Dy vitet e fundit i kryen në Qendrën Klinike “Mladen Stojavonic” Zagreb, dhe Q.K.U në Nish duke marrë titullin- specialist e Kirurgjisë së Përgjithshme. Më 1991 regjistron studimet postdiplomatike në Zagreb, ku e përfundon vitin e parë dhe pastaj vazhdon në Prishtinë. Në vitin 1999 kryen trajnimin për ultrasonografi në Spitalin Ushtarak Francez. Në vitin 2000 merr pjesë në trajnim professional në Francë – Q.K.U në Grenobel dhe Hopital Du Cochen, Paris. Me 2001 kalon në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, në Repartin e Kirurgjisë Abdominale dhe Repartin e Kirurgjisë Laparaskopike dhe Emergjencës. Magjistroi në Prill të vitit 2007 me temën: “Përparsitë e psalmit të rrjetave sintetike te herniet e murit abdominal”. Është autore dhe koautore e shumë punimeve dhe ka qenë pjesëtare e shumë kongreseve dhe seminareve të organizuara në vend dhe jashtë.
×
- Ballina
- Rreth nesh
- IGR
- Lajme
- KJS
- Buletini
- Kongreset
- Kongresi 2021
- Kongresi 2022
- Rreth Kongresit
- Programi i Kongresit
- Libri i Kongresit të Dytë Klinik & Abstraktet
- Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
- Ligjëratat e emërtuara (“state-of-the-art”)
- Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
- Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
- Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
- Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
- Sponsorët
- Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
- Galeria
- Kongresi 2023
SQ
EN
- Login