Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr

Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, mjek, neurokirurg, professor, anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, lindi në Tiranë, më 1 shtator të vitit 1950. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Mjekësisë së UT (1973). U specializua për neurologji (1973) dhe punoi në Spitalin e Burrelit (1975-1976). Gjatë viteve 1977-1978 u specializua për neurokirurgji në FMT dhe Paris (1979).

Vijoi punën si neurokirurg në Shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT. Në vitet 1993-1997 ishte drejtor i QSUT “Nënë Tereza”, dekan i FM (2000-2003) dhe përgjegjës i Departamentit të Neurologji-Neurokirurgjisë (1990-1997). Ndërkaq, nga viti 1996 përgjegjës i Shërbimit të neurologjisë.

Mentor Petrela MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, nga viti 1992 është anëtar nderi i Shoqatës Franceze të Neurologjisë. Në vitin 1996 mori çmimin “Chevalier dans l’Ordre des Palmes Académiques” (“Kalorës i Urdhrit të Palmës Akademike”) nga Kryeministri i Francës Alain Juppé. Me Konkurs Kombëtar për Universitetet e Francës në vitin 1997 në Paris është zgjedhur Profesor i Neurokirurgjisë. Prej vitit 1998 është anëtar i Federatës Botërore të Neurokirurgjisë (World Federation of Neurological Surgery) dhe i Asociacionit Evropian të Shoqatave të Neurokirurgjisë (European Assotiation of Neurological Societies). Është anëtar aktiv i Akademisë Botërore të Neurokirurgjisë (Ëorld Academy of Neurological Surgery) me seli në Vienë, ku ka mbajtur dhe ligjërata. Nga kjo Akademi është përzgjedhur si njëri nga 100 neurokirurgët mët ë mirë në botë. Në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invité) ka mbajtur ligjërata në Universitetet e Parisit, të Milanos, të Nju-Jorkut, të Gjenevës etj. Në vitin 2014 Presidenti i Francës, Franҫois Hollande, i akordoi dekoratën më prestigjioze të Francës “Chevalier de la Legion d’Honneur” (“Kalorës i Legjionit të Nderit”). Profesor Petrela ka publikuar shumë studime në revistat prestigjioze evropiane dhe botërore nga lëmi i neurokirurgjisë. Në vitin 2017 është zgjedhur në grupin e 100 akademikëve, të quajtur “Augustët në shërbimin e Neurokirurgjisë”. Ai është anëtar edhe i shumë institucioneve dhe asociacioneve profesionale-shkencore evropirane dhe botërore.

Registration

Forgotten Password?